Von der Leyen: 1 miliard të tjera ndihmë financiare për Ukrainën

Von der Leyen: 1 miliard të tjera ndihmë financiare për Ukrainën

“Ne propozojmë t'i japim Ukrainës 1 miliard euro. Pjesa e parë e paketës së ndihmës makrofinanciare u shpall në maj. Do të ndihmojë në plotësimin e nevojave urgjente të vendit. BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën dhe të mbështesë rindërtimin e saj afatgjatë”, këtë e bën të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në Twitter. 

Propozimi i sotëm, sqaron se Komisioni, do të plotësojë mbështetjen e dhënë tashmë nga BE-ja, përfshirë lëvrimin e një kredie emergjente makrofinanciare prej 1.2 miliardë euro, e cila filloi në gjysmën e parë të vitit.

Të marra së bashku, dy fushat e programit do të sillnin mbështetjen totale për Ukrainën që nga fillimi i luftës në 2.2 miliardë euro dhe mund të arrinte në 10 miliardë euro pasi e gjithë paketa e ndihmës së jashtëzakonshme për Ukrainën do të jetë funksionale. Sapo Parlamenti Evropian dhe Këshilli të miratojnë propozimin e sotëm dhe të nënshkruhet memorandumi përkatës i mirëkuptimit dhe marrëveshja përkatëse e huasë me autoritetet ukrainase, Komisioni do t'i vërë në dispozicion Ukrainës shumën prej 1 miliard eurosh.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulme me raketa në Odessa, 21 të vdekur! Ursula von der Leyen drejtuar ukrainasve: Evropa është me ju deri në fitore


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim