Von der Leyen: BE duhet të përshpejtojë shpërndarjen e municioneve në Ukrainë

Von der Leyen: BE duhet të përshpejtojë shpërndarjen e municioneve në Ukrainë

Ursula von der leyen

Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë dërgimin e municioneve të rënda në Ukrainë. Kështu deklaroi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë seancës plenare në Strasburg.

“Deri më tani ne kemi trajnuar mbi 40 mijë ushtarë ukrainas. Bashkimi ynë dhe vendet anëtare kanë mobilizuar pajisje ushtarake me vlerë 28 miliardë euro. Industria evropiane e mbrojtjes ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit të municioneve me 40%. Ne do të kemi dorëzuar mbi gjysmën një milion predha artilerie deri në muajin e ardhshëm dhe më shumë se 1 milion deri në fund të vitit, por kjo sigurisht nuk mjafton”, tha ajo.

Po ashtu ajo shtoi se "ne duhet të mendojmë për aftësitë mbrojtëse të Ukrainës si pjesë e aftësisë sonë mbrojtëse", raportojnë mediat e huaja.

“Jo vetëm që duhet të përshpejtojmë dërgimin e municioneve në Ukrainë por, ndërsa shikojmë nga e ardhmja, ne duhet të mendojmë për aftësitë mbrojtëse të Ukrainës si pjesë e aftësisë sonë mbrojtëse. Kjo është arsyeja pse ne kemi përfshirë Ukrainën në përgatitjen e strategjisë sonë industriale të mbrojtjes. Ky është një hap i parë, i cili duhet të çojë në integrimin e Ukrainës në disa nga programet tona ushtarake, me marrëveshjen e Parlamentit Evropian dhe Këshillit”, tha ajo.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori