Foto: Volodymyr Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen
Ukraina do të nisë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian sot, në atë që Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar si një ëndërr të realizuar për qytetarët e vendit të tij më shumë se dy vjet në një luftë me Rusinë.
Zëvendëskryeministrja për integrimin evropian dhe euroatlantik, Olga Stefanishyna do të drejtojë delegacionin e Ukrainës në një konferencë ndërqeveritare në Luksemburg që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për të harmonizuar ligjet dhe standardet e vendeve me ato të bllokut 27-vendesh.
Më pas ka qenë Moldavia, ajo e cila aplikoi për t'u anëtarësuar në BE pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë, gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë të veçantë ndërqeveritare për të nisur zyrtarisht procesin e saj të anëtarësimit.
Për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë për hyrjen në BE ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
"Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm i shkëlqyer për qytetarët e Ukrainës, Moldavisë dhe për të gjithë Bashkimin Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju urojmë një fillim pozitiv”, shkruan në X Ursula von der Leyen.
“25 qershori 2024 do të hyjë në histori. Sot ne fillojmë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë drejt anëtarësimit" në Bashkimin Evropian. "Ky është një moment i rëndësishëm që na forcon, që na bashkon si një familje. E ardhmja jonë e përbashkët fillon tani”, shkruan Roberta Metsola, në X.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shumë humbje, Zelensky zëvendëson kreun e Forcave të Armatosura
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47