Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke folur në konferencën e donatorëve për Ukrainën në Varshavë u shpreh se sanksionet evropiane, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse që mund të miratohet në ditët e ardhshme, po varfërojnë rëndë ekonominë ruse dhe po shkatërrojnë plaçkën e luftës së Putinit.
“Putini e ka nisur këtë luftë dhe duhet të paguajë për të. Mbështesni popullin e guximshëm ukrainas, ukrainasit që po luftojnë kundër agresionit dhe për lirinë e tyre! Dhe ne jemi me ta”, tha von der Leyen duke kujtuar se ata kanë hyrë në javën e dhjetë të pushtimit brutal rus.
Lajmi kryesor:
Lavrov e quajti Hitlerin hebre, Putin i kërkon falje Izraelit! BE gati të fusë në ‘listën e zezë’ të dashurën e presidentit rus! Kievi: Nesër fillon evakuimi nga Mariupol









