1768309354_iranursulavonderleyen.JPG

Bashkimi Evropian do të propozojë shumë shpejt sanksione të mëtejshme ndaj autoriteteve përgjegjëse për shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran.

Kështu deklaroi Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Von der Leyen deklaroi se numri në rritje i viktimave në Iran është i tmerrshëm, teksa dënoi përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë.

Ajo shtoi se në koordinim me zëvendësen e saj Kaja Kallas, do të propozohen shpejt sanksione të mëtejshme.

“Numri në rritje i viktimave në Iran është i tmerrshëm. Unë dënoj pa mëdyshje përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë. Bashkimi Evropian e ka listuar tashmë Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në tërësinë e saj nën regjimin e sanksioneve për të drejtat e njeriut.”, shkruan Von der Leyen.

 


Lajmi kryesor:

Masakër në Iran, 12 mijë të vrarë gjatë protestave! Sipas regjimit janë 3 mijë! Trump: Ndihma po vjen! Moska: Kërcënime të papranueshme nga SHBA-ja