Von der Leyen studentëve të Kolegjit të Europës: Shijojeni Tiranën, këtë qytet të mrekullueshëm! Jo vetëm do mësoni, por do e jetoni Europën

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, theksoi se synimi i saj që në mandatin e parë ka qenë bashkimi i Europës edhe me Ballkanin Perëndimor. Më tej ajo vlerësoi qytetin e Tiranës ku i uroi studentët e kolegjit të shijojnë këtë qytet. 

'Ju do të jeni qytetarët e BE dhe do sillni entuziazëm në Europë. kaq shumë talente, pasion. Thjeshtë shikoni këtë qytet të mrekullueshëm. Tirana është e gjallë, gjallëron. Qytet i ri me shumë larmi, i lidhur me shumë vende të tjera. Është edhe parajsë për artistët dhe novatorët. Edhe jeta e natës është shumë aktive. Edhe BP do jap kontributin e vet, ka ardhur koha të ecim përpara me shpejtësi maksimale.

Ky ka qenë synimi im që në mandatin e parë. Ne jemi bashkëudhëtarët tuaj. Kjo është logjika e planit të rritjes së BP. Do sillen investime të reja. Rezultatet duken qartë. BP do bëhet pjesë e zonës unike të pagesave në euro. Do ketë start up. Do ketë aleancë barnash. Kjo gjë jo vetëm që përshpejton rritjen ekonomike të rajonit, por edhe popujt e BP do e përjetojnë BE në jetën e përditshme.

Ju jo vetëm do mësoni për Europën por do e jetoni Europën. E di që po studioni sepse do jeni udhëheqësit e BE në të ardhmen. Do krijoni miqësi që do zgjasin, do krijoni rrjet që do formësojë karrierën tuaj. Kështu është ndërtuar gjithnjë Europa. Europa e vërtetë përbëhet nga popujt që e bëjnë atë. Historia është shkruar jo vetëm në sallat e traktateve por edhe në ato klasa që do formësohet brezi i ri i europianëve. Kapitullin e ri do e shkruani ju.'


Lajmi kryesor:

Hapet Kolegji i Europës, Von der Leyen: Era e ndryshimeve po fryn! S'duhet të rrimë duarkryq para ndërhyrjeve ruse! Mogherini: Studentët tani ndjehen qytetarë të Tiranës!


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Revista globale 'CN Traveler': Tirana mes qyteteve evropiane perfekte për një 'arratisje' treditore

Revista globale 'CN Traveler': Tirana mes qyteteve evropiane perfekte për një 'arratisje' treditore