Von der Leyen: Ukraina i përket familjes europiane, ukrainasit kanë qëndruar në këmbë përballë dhunës brutale

Von der Leyen: Ukraina i përket familjes europiane, ukrainasit kanë qëndruar në këmbë përballë dhunës brutale

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve që të "sigurojnë me vendosmëri Ukrainën në ndjekjen e rrugës së saj evropiane" ndërsa ajo iu drejtua Forumit Ekonomik Botëror.

"Ukraina i përket familjes evropiane. Ukrainasit kanë qëndruar në këmbë përballë dhunës brutale. Ata kanë qëndruar për lirinë e tyre, por edhe për vlerat tona dhe për njerëzimin”, tha ajo.

"Ne qëndrojmë me ta dhe mendoj se ky është një moment përcaktues për të gjitha demokracitë në të gjithë globin", tha Von der Leyen.

Von der Leyen u shpreh se lufta po dërgonte valë tronditëse në të gjithë botën dhe duke ndërprerë më tej zinxhirët e furnizimit të shtrirë tashmë nga pandemia.

Presidentja e Komisionit Europian tha se kjo nga ana tjetër po vendoste "barrë të reja" për bizneset dhe familjet dhe më shumë vende të goditura tashmë nga COVID-19 tani po duhej të përballeshin me rritjen e çmimeve të energjisë "si rezultat i drejtpërdrejtë i luftës së pafalshme të Putinit".

Shefja e BE-së vazhdoi duke thënë se ndërsa Rusia ishte përpjekur të ushtronte presion mbi vendet evropiane duke shkurtuar furnizimet me energji dhe gaz, kjo vetëm kishte "forcuar vendosmërinë e Evropës".

Ajo tha gjithashtu se Rusia po përdorte furnizimet ushqimore si armë në mes të luftës.

“Në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon rezervat e drithit dhe makineritë dhe luftanijet ruse në Detin e Zi po bllokojnë anijet ukrainase plot me grurë dhe fara luledielli,” shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë