Vonesa të përsëritura në shpërndarjen e vaksinave, BE nuk rinovon kontratën me AstraZeneca

Vonesa të përsëritura në shpërndarjen e vaksinave, BE nuk rinovon kontratën me AstraZeneca

Vaksina kundër COVID-19, AstraZeneca

Komisioneri i tregut të Brendshëm, Thierry Breton, bëri me dije se BE nuk do të rinovojë kontratën për vaksinat e COVID-19 me AstraZeneca pas qershorit.

“Ne nuk e kemi rinovuar kontratën me AstraZeneca për pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë më tej”, tha Breton për radion franceze “France Inter”.

Lajmi është bërë publik një ditë pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNTech, për një sasi prej 1.8 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 deri në vitin 2023.

Tre javë më parë Komisioni Evropian nisi procedurat ligjore kundër kompanisë farmaceutike anglo-suedeze të AstraZeneca, pasi në mënyrë të përsëritur ka vonuar dërgesat e dozave të vaksinës në Bashkimin Evropian, duke shkelur kontratën.

AstraZeneca deri më tani ka qenë qendrore në fushatën e vaksinimit por evropianët kanë konsideruar kompaninë përgjegjëse për vonesat e shpërndarjes së dozave.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe e konsideron AstraZeneca, pjesë të rëndësishme të fushatës së suksesshme të vaksinimit.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot