Vonesat e urbanëve, do hiqen
licencat nëse nuk zbatohet orari 

Vonesat e urbanëve, do hiqen<br />licencat nëse nuk zbatohet orari 
Duke filluar nga ky muaj, kompanitë e transportit publik do të vlerësohen me pikë dhe në rast të mos zbatimit të standardeve pasi kanë marrë licencën do t'ju hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit.

Kjo bëhet e ditur për mikrofonin e Report Tv nga drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Rudina Hoxha.

‘’Në datën 1 janar do fillojë kontrolli që është risi sistemi i pikëzimit që më parë nuk ka ekzistuar. Janë vendosur 1400 gjoba linjave të transportit për shkeljen që bënin gjatë gjithë ditëve. Kur të futet sistemi i pikëzimit të gjithë do të mendohen mirë kur të shkelin ligjin, pasi me vendosjen e gjobës do të ulen pikën deri në heqjen e licencës’’, -u shpreh Hoxha. 

Kontrolli i flotës së autobuzëve të transportit publik do të bëhet nëpërmjet një çipi.

Kur kompanitë e transportit marrin licencën ata raportojnë në numër më të madh të flotës, ndërsa kur ofrojnë shërbimin, autobuzët që janë në qarkullim janë më të pakët, për këtë arsye ka dhe vonesa në stacionet e autobuzëve.

‘’Do kemi edhe pajisjen e të gjitha mjeteve me çip. Nuk do të ndodhi më mos të nxirren më linjat, pasi çipi do e tregojë nëse autobusi është i ndezur apo jo’’, -u shpreh Hoxha.

Tirana ka 15 linja urbane dhe 25 linja rrethqytetëse për të kryer transportin publik. Në total janë 500 vendstacione.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'