Vonesat me evakuimet e afganëve, Rama për CNN: Pengesa e tyre, lojë e talebanëve, nuk kemi hyrë në bisedime me ta! Ishim përgatitur për të strehuar 4000 refugjatë

705 refugjatë afganë të tjerë pritet që të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që kanë mbetur të bllokuar në një aeroport në Afganistan, megjithëse kanë leje për të udhëtuar. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar pengesën e ardhjes së tyre si një lojë e talebanëve, ku tha se nuk u qëndrojnë fjalëve të dhëna. Rama tha në një intervistë për CNN, se ai apo përfaqësues të qeverisë së tij nuk kanë diskutuar me talebanët, pasi sipas Ramës kjo i takon qeverisë amerikane. 

'Po dëgjojmë të njëjtën, gjë qysh prej më shumë së një jave nisëm që të bashkëpunonim me miqtë tanë që janë të angazhuar në këtë operacion dhe çdo ditë del nga një gjë e re. Nuk e kupton askush se ku është realisht problemi. Ndoshta është një ajo e talabenavë të cilët, çfarë thonë sot nuk thonë nesër e kështu me radhë. tani e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta, por fëmijët nuk kanë pasaporta, dhe jemi në këtë krizë të re pengesash e ngecjesh.

Ne nuk kemi hyrë në asnjë lloj bisedimi me talebanët dhe shpresojmë mos të hyjmë në bisedime, ato që duhet të hyjë në bisedime është qeveria amerikane. Ajo çfarë po bëjmë është të jemi në kontakt të përhershëm me miqtë tanë të SHBA-së të cilët janë angazhuar për të shpëtuar jetën e njerëzve të rrezikuar, ku ka edhe shtetas amerikanë. Është shqetësuese se si dhe qytetarë amerikanë nuk po dalin dot. Kjo është një lojë brenda Afganistanin. Ndoshta është një lojë politike e tyre.'- tha Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se Shqipëria është gati që të strehoje 4000 afganë.

'Nuk jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht dhe me ekipin tim të ngushtë, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë sa na vjen realisht keq për këta njerëz. Tingëllon shumë familjare pasi ne kishim talebanët tanë vite më parë. Ne kemi ofruar disponueshmërinë tonë për rreth 4000 mijë, por kjo mund të ndryshojë. Operacionet janë bërë të vështira, njerëzit që kanë mbërritur ende nuk kanë shkuar 1000.'- tha Rama

Numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644. 'Qytet Studenti' ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

M.Q./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 10/09/2021 06:41

    Nuk e kuptoj perse ky brekushexhiu kerkon medoemos marrjen e 4000 afganeve kur duhet te jete i kenaqur kur nuk i sjellin! Ku eshte interesi i tij ?

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2021 01:57

    Pse me te vertet kujtoni se do t'i sillnin 4000 afgane? Amerikanet e dine mire sa <<uje>> mban gamilja.

    Përgjigju
  • Amelia: 09/09/2021 21:29

    Ik mor legen qe po largon shqiptaret me zor nga vendi per ta mbushur me aziatike. Do te vije edhe ty dita qe te shkosh per azil se ja ke prure ne maje te hundes popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë