Vonesat në seancat gjyqësore
Arvizu: Zemërohem me këtë fakt

Vonesat në seancat gjyqësore<br />Arvizu: Zemërohem me këtë fakt
KORCE - Ambasadori amerikan Aleksandër Arizu  ka ulur në një tryezë të përbashkët ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe presidentin Bujar Nishani, pas përplasjes së këtyre të fundit për refomën në drejtësi. Gjatë një aktiviteti “Për një drejtësi pa vonesa”, në gjykatën e Korçës ambasadori amerikan ka bërë thirrje për ndryshime pozitive në sistemin e drejtësisë.
 
 “Shqiptarët përballen me vonesa në seanca gjyqësore, kjo gje më shqetëson dhe më zemëron për shqiptarët. Duhet të përpiqemi të bejme ndryshime pozitive e kjo nuk është e pamundur. Gjykata e Krujes u kthye në shembull për faktin se gjyqtarët dhe avokatët e morën seriozish këtë projekt. Mungesa e përgjegjësise e ka penguar zhvillimin e sistemit gjyqesor. Shqipëria tani e ka statusin e kandidatit. Ka shumë avantazh dhe mundësi që duhen kapur jo vetëm nga drejtuesit por dhe qytetarët. Menaxhimi i çështjeve  gjyqesore mund të sjellë përparësi”, dekalroi Anleksandër Arvizu, ambasador i SHBA-ve në Tiranë.  

Dhe ambasadori i OSBE-së Florian Raunig ka bërë apel që gjyqtarët të shmangin vonesat e seancave gjyqësore.  ”Proceset e stërzgjatura po dëmtojnë drejtësinë në Shqipëri. Seancat e monitoruara kanë qënë joproduktive. Kjo situatë ka pasoja për qytetarët. Ne duam të garantojmë pakesimin e vonesave. Gjyqtarët duhet t’i menaxhojnë çeshtjet në mënyre efektive”, deklaroi Raunig.

Për kreun e shtetit çdo aktor, pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë ka në dorë të jap ndihmën e vet me qëllim që sistemi gjyqësor të jetë efiçent.
 
“Vendimi që na dha statusin e kandidatit duhet të jetë nxitje për ne. Në këtë frymë të ndërohet reforma në drejtësi e cila është një domosdoshmëri e kohes në vijim të konsolidimit të shtetit ligjor. Reforma në drejtësi është një paketë që garanton efekte afatgjata. Çdo gjyqtar me çdo vendim ka instrumentin për të shpalosur dinjitetin për drejtësinë. Ndërhyrjet dhe presionet ndaj gjyqtarëve ndodhin por ju duhet të jeni në gjendje tu bëni ballë”, deklaroi Nishani.

Numri një i drejtësisë, Nasip Naço iu ka bërë apel gjyqtarëve që të mos zvarrisin proceset gjyqësore, pasi sipas tij sistemi i drejtësisë prej vitesh vuan semundjen e zvarritjes së procese e gjyqesore.

Nga ana tjetër Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë duke cituar raportin e Asamblesë Parlamentare tha se gjyqesori ka probleme me luftën kundër korrupsionit por dhe rritjen e performancës.  “Kjo është një kambanë alarmi. Në kemi nevojë të vazhdojme me reformat dhe t’i thellojmë ato”, deklaori  Zaganjori.
 
Kjo vizitë bëhet në kuadër të një projekti që synon shmangien e vonesave në sistemin gjyqësor. Takimi vjen pas një studimi të OSBE-së ku rezultoi se gjysma e seancave ishin joproduktive.

Fjala e Ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naçonë takimin “Për një drejtësi pa vonesa”‏

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?