Vonohen diplomat e maturës,
studentët rrezikojnë studimet jashtë

Vonohen diplomat e maturës,<br />studentët rrezikojnë studimet jashtë
Diplomat e Maturës Shtetërore po mbajnë peng maturantët, të cilët dëshirojnë t’i ndjekin studimet e larta në universitetet jashtë vendit. Ndonëse disa universitete të huaja kanë përcaktuar si afat javën e parë të muajit korrik për të aplikuar, ku një nga dokumentet e kërkuara është pikërisht kjo diplomë, maturantët nuk kanë mundur të pajisen me to.
 
Kësisoj, atyre u rrezikohen seriozisht studimet jashtë vendit. Disa maturantë shprehen të shqetësuar se kanë bërë kërkesë për t’u pajisur së paku me një certifikatë të Maturës Shtetërore, ku jepen rezultatet e provimeve, por nuk është bërë e mundur për shkak se ende nuk kanë dalë rezultatet e provimeve me zgjedhje.
 
Në këto kushte, maturantët e kësaj kategorie kanë kërkuar që rezultatet e tyre të korrigjohen më shpejt, vetëm e vetëm që ata të mos penalizohen nga e drejta për të studiuar në universitetet jashtë vendit, ku kanë ëndërruar prej kohësh.

(l.n/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë