VORE- Një 81-vjeçar nga Vora rezulton i zhdukur, prej 24 orësh, ndërsa familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Dilaver Zguri, me banim Vorë, Tiranë, sipas familjarëve të tij vuan nga probleme shëndetësore, nga skleroza, ndaj dhe këta të fundit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
 
81-vjeçari është zhdukur mbrëmjen e kaluar, ndërsa familjarët kanë bërë denoncim në komisariatin e Vorës.
 
Për këdo që disponon informacione ose mund të ndihmojë në gjetjen e tij familja e Dilaver Zgurit vë në dispozicion këtë numër telefoni: 0672037841.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)