Vorbsi: Kompensimi do jetë 
 100 herë më pak nga vlera

Vorbsi: Kompensimi do jetë <br /> 100 herë më pak nga vlera
TIRANE-  Sipas Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, ligji i ri për pronën, i sapo dërguan për votim në Kuvend, ul të paktën me 100 herë detyrimin real që ka shteti shqiptar ndaj tyre. Nga ana tjetër, sipas përfaqësuesit të kësaj shoqate, Myrshit Vorpsi, drafti i qeverisë përcakton rishikimin e rreth 11 mijë vendime të marra në vite për kthim-kompensimin e pronave.

Që do të thotë se këto vendime do të rrëzohen për t’u trajtuar në bazë të ligjit të ri. Vorpsi thekson se ligji është tërësisht antikushtetues, dhe cenon rëndë interesat e pronarëve të ligjshëm, të cilët do të kompensohen 100 herë më pak nga vlera reale e pronave të tyre.

Nga ana tjetër, Shoqata bën të dërgojë draftin në Gjykatën Kushtetuese si dhe në Gjykatën e Straburgut pasi projektligji synon heqjen e një të drejtëve që ish pronarëve u është njohur me ligj. Vorpsi konfirmon që në Strasburg aktualisht janë në shqyrtim 400 padi të ngritura nga pronarët kundër shtetit shqiptar, të cilat vështirë se Strasburgu do të pranojë t’i shqyrtojë duke u bazuar te një ligj tjetër.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu