Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Mësohet se një vajzë 18-vjeçare është përplasur nga treni.

Report Tv mëson se adoleshentja ishte ulur mbi shina dhe po lidhte këpucët, kur është përplasur nga treni. E reja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:
Me datë 25.01.2018, rreth orës 08:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Vorë, ka një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit. Drejtuesi J.N., është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

d.c./shqiptarja.com