VORË- Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është parandaluar në Domje të Vorës, ku një 66-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij.
Sipas policisë i arrestuari Sali Bumica 66-vjeç dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, por menjëherë policët kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
66-vjeçarit i është sekuestruar kallashnikovi me të cilin kërcënonte bashkëshorten , 63-vjeçaren L.Bumica. Sali Bumica do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.