Vorpsi: Mazhoranca me mashtrim e
vjedhje votash, braçe: Keni rrjedhu
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, reagoi pas kërkesës së PS për të tërhequr ankesën e saj në Kolegjin Zgjedhor, për pavlefshmëri të vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave në Shkodër.
TIRANË – Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, reagoi pas kërkesës së PS për të tërhequr ankesën e saj në Kolegjin Zgjedhor, për pavlefshmëri të vendimit të
KQZ-së për rinumërimin e votave në Shkodër. Ajo ka thënë se Rama do që të mbrojë mandatet e vjedhura, duke mos bërë transparencë. “PS dëshmoi edhe njëherë moralin e saj të bazuar tek vota e vjedhur e 23 Qershorit.
Terheqja nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës, deshmoi se interesi i PS nuk lidhet me zbatimin e ligjit, siç u pretendua në rastin e Lezhës, por risolli në vëmendje faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bllokuar transparencën dhe mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura më 23 Qershor.
Shqiptarët kanë të drejtë të shohin sot të vërtetën e hidhur mbi të cilën u ndërtua mazhoranca e mashtrimit dhe e votave të vjedhura”, ka deklaruar Laura. Ndërkohë që në një reagim të tij në Faceboook, deputeti socialsit, Erjon Braçe ka thënë se PD ka rrjedhur që bën deklarata të tilla. “Kanë rjedhur, ju betohem!! Sapo dëgjova: denglaratën e Berishës me zërin e asaj. Thoshte: Pse u tërhoq Rama nga kërkesa për paligjshmërinë e rinumërimit në Qarkun e Shkodrës?
Kjo tregon se Rama s`ka interes për ligjin, por për të ndalur transparencën!! Kulmi!! Sali, PS tërhoqi padinë sepse KQZ e rinumëroi të gjithë Shkodrën!! Si të kërkonim ndaljen e rinumërimit? Të rrjedhur komplet! Vijuan dhe të flisnin për vjedhje: Dje rezultoi se i kish vjedhur PR, aleati i tyre!”, tha Braçe. Këto replika erdhën pas tërheqjes së kërkesës së PS për pavlefshmëri të rinumërimit në Shkodër.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40