“Edi Rama prej 300 ditësh tallet çdo muaj me personat me aftësi të kufizuar duke shtyrë vazhdimisht pagesat e tyre, ndërkohë që gjen qindra e mijëra euro për imazh fals e rrena të përditshme.”- tha Vorpsi në deklaratën e saj për shtyp.
Gjithashtu Vorpsi çështjen e reklamave të qeverisë e ka ngritur si skandandaloze, një abuzim financiar dhe si përpjekje për të ndryshuar realitetin që fsheh, sipas saj, problematika të tjera.
“Por shqetësuese dhe skandaloze është kjo çështje për paratë që qeveria po shpenzon në përpjekjen për të ndryshuar realitetin e humbjes masive të vendeve të punës, rritjes së krimit dhe pasigurisë, rënies së ekonomisë dhe mungesës së investimeve. Dështimet e njëpasnjëshme të këtyre 300 ditëve, Edi Rama po përpiqet t’i mbulojë me një abuzim të pastër financiar. Një tjetër flluskë e madhe dhe boshe në listën e gjatë të mashtrimeve të Edi Ramës.”- u shpreh më gjërë Vorpsi.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)