TIRANE - Anëtari i kryesisë së Shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi” Myrshit Vorpsi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” shprehet se qeveria në ikje nuk ka vepruar sipas ligjit me pronarët dhe aq më tepër me privatimet në ikje të pronave të ushtrisë.
Ai thotë se ky është një pisllëk dhe vjedhje, ndërsa paralajmëron se me 1 mijë hektarë mund të ishin kompensuar një pjesë e pronarëve. Vorpsi nënvizon faktin që Strasburgu ka marrë vendime kundër shtetit shqiptar, ndërsa SHQUP e quan pronë të Toptanëve. Ai thotë se pronarët presin një strategji tjetër për pronat nga qeverisja e re e majtë.
Si e vlerësoni nxitimin e qeverisë në largim të Berishës për të privatizuar pronat e ushtrisë, ndërkohë që pronarët kanë kohë që kërkojnë kthimin fizik apo kompensimin e tyre?
Nëse kemi parasysh për të kompensuar rreth 7300 hektarë tokë truall pronarëve, nga të cilat mbi 2 mijë hektarë janë vetëm në Tiranë, atëherë që kuptohet se është e tepërt dhe e parakohëshme që shteti e ka më mirë ta shesë këtë pronë me çmimet që sipas shtypit janë qesharake, se sa këtë pronë t’ia kthejë pronarëve, qoftë me kthim të drejtëpërdrejtë, qoftë me anë të kompensimit fizik. Të provosh të këtilla veprime një muaj para se qeveria të dorëzojë pushtetin, patjetër dhe sikur të jenë të pastra do të ketë një shije të hidhur tek të gjithë ata që i dëgjojnë të tilla veprime. Kështu që nganjëherë “nëse s’ke pula pse bën ‘ish’ kot”. Nuk e kuptoj se pse bëhet, nuk e di pse qeveria në ikje e kërkon këtë publicitet negativ dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj.
Kthehemi tek raporti i kësaj qeverie me pronarët. Qeveria vendosi që t’ia japë PD për seli SHQUP-in..?
Një gjë mund ta them me gojën plot që, në raport me pronarët, kjo qeveri që po ikën nuk ka vepruar dhe nuk po vepron mirë. Unë dua të them që sipërfaqja e truallit atje është e familjes së Toptanëve. Ka një vendim vendim të kompesimit të pronave që të jetë shprehur ose jo për atë sipërfaqe trualli, atë e dinë vetë pronarët e kësaj sipërfaqeje trualli në qendër të Tiranës. Megjithatë nuk kam çfarë të them ndonjë gje më tepër, pasi mjaft është folur për këtë punë.
Prona të Ministrisë së Mbrojtjes kanë kaluar në privatizim...?
Sipas shifrave që ka publikuar vetë Ministria e Mbrojtjes, sipërfaqja e tokës truall e reparteve ushatarke që do hidheshin për privatizimin, ka qënë rreth 1 mijë hektarë. Pjesa tjetër pak rëndësi ka. Ky një 1 hektarë mund të shërbente për të kompensuar të paktën një pjesë të mbi 7 mijë hektarë tokë truall që na takojnë ne pronarë. Me sa duket qeverisë i duhen lekë. Nëqoftëse do të thuhej se këto 1 mijë hektarë tokë truall i reparteve ushtarake do të kalojnë si kompensim fizik për pronarët, mendoj se jo vetëm pronarët por dhe opinioni publik do të thonin se tek e fundit po bëhet një veprim i mirë. Ndërkohë që kur thuhet se unë do të shes një muaj përpara zgjedhjeve 1 mijë hektarë truall të reparteve ushtarake, atëherë patjetër tek e fundit gjysma e popullsisë di të thonë se po bëhet një pisllëk, një privatizim klientelist, një vjedhje dhe të gjitha gjërat e mundshme që mnund të thuhen në këtë rast. Edhe gojët e liga nuk mbyllen asnjëherë dhe sikur të veprosh drejt. Prandaj s’arrij dot të kuptoj arësyen e vërtetë të veprimeve të tilla.
Ministrja e re e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se do t’i hetojë hollësisht të gjitha këto abuzime dhe do t’i anulojë...?
Duhet të kesh një arësye që ti anulosh këto kontrata privatizimi, pasi cilësohet “gjueti shtrigash”. Duhet të jenë të kujdesshëm, por mund të them se ka një ngarkesë emocionale pozitive kur thuhet se do anulohen të gjitha privatizimet që janë bërë në kundërshtim me ligjin. Por do të ketë një pjesë tjetër që do thonë që këto veprime bëhen politikisht dhe për inat. Nëse dy palët duan të mbajnë popullsinë në një situatë konflikti të lanevojshëm, është punë e tyre. Por s’mendoj se shoqëria shqiptare ka nevojë për konflikte të tilla. Ndërkohë që them se personalisht që jam pro faktit që nëse është bërë diçka në kundërshtim me ligjin, të kthehet menjëherë.
Por çfarë prisni nga qeveria e re e koalicionit të majtë...?
Në raport me pronarët ne themi që qeverisja e re duhet të ketë një trajtim ndryshe të problematikës, duhet të ketë një strategji tjhetër. Nuk mund të funksionojë strategjia që pronarët të kompensohet për pronat e tyre, sa kohë që duhet të jetë prioritet kthimi i pronës tek pronari. Teoria e kompensimit të pronarëve, ka sjellë një faturë me 7300 tokë truall për t’u kompensuar, sipas vendimeve që kanë dhënë vetë Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ndër vite. Po ashtu, për t’u komensuar janë dhe 40 mijë hektarë tokë bujqësore. Duhet të kemi parasysh se vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbështeten pikërisht mbi ketë vendime të AKKP që janë shprehur për kompensimin e pronarëve. Pra Strasburgu merr vendime, mbi vendimmarrjen e AKKP. Këto sipërfaqe toke ose në vlerë ose fizikisht duhet t’u kompensohen pronarëve, pasi në rast të kundërt do të përfundonë pas 17 korrikut 2014 në gjykatën e Strasburgut. Ky është thelbi i vendimit pilot që është “Çështja Puto e të tjerë kundër Shqipërisë”. Pra pezullimi bëhet fjalë për një periudhe 18 mujore të shqyrtimit të kërkesave të reja të pronarëve, këto pas 17 shtatorit të vitit të kaluar. Nëse shteti shqiptar nuk reagon për të adresuar këtë borxh që pronarëve u ka, shqyrtimi fillon në Strasburg pas 17 korrikut të vitit 2014.
Çfarë prisni më konkretisht nga qeveria e re...?
Duhet të kemi parasysh dhe një gjë tjetër që këto shifra që unë i përmenda janë shofra të një procesi të pambyllur akoma. Sepse në zyrat e AKKP janë dhe 8 mijë dosje të pa shqyrtuara akoma, të mbartura që nga viti 2009 e në vazhdim. Sipas të dhënave brenda katër viteve, 2010-2103 në gjykatën e Tiranës numri i çështjeve gjyqësore që kanë si objekt pronën i kalon mbi një mijë. Patjetër këto shkojnë në të gjitha shkallët e gjykatave, dhe ka ngarkesë të madhe prandaj duhet të kemi një adresim tjetër të kësaj marrëdhënieje. Prandaj themi që jemi me shpresë që qeverisja e ardhshme do të ndryshojë strategjinë por dhe këndvështrimin e trajtimin e çështjes së pronave dhe të pronarëve.
SHTEPIA E OFICEREVE, SELI E PD, VENDIMI QE SHKAKTOI DEBATE
Partia Demokratike tani nuk ka vetëm një kryetar të ri, por ajo mund të ketë edhe një godinë të re për selinë qëndrore të saj. Të paktën, me letra e ka. Sepse në mbledhjen e së mërkurës, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t'i kalojë PD një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit. Nuk dihet me saktësi se çfarë do të bëhet me godinën historike të PD, që nuk është në pronësi të kësaj force politike dhe gjendet në një territor që ka pronarë privatë.
Ajo që dihet është se ka qenë kreu i ri i PD Lulzim Basha njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai që ka bërë propozimin për marrjen e një godine tjetër për PD dhe për këtë është piketuar Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, e cila ka një territor dhe një ndërtim shumë më të madh sesa selia aktuale e PD. Deri tani PS ka mbajtur një qëndrim të ashpër për futjen në proces privatizimi të disa pronave të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se do të kthejë mbrapsht çdo vendim që mazhoranca e re konsideron se ka cënuar interesin publik.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt 08.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kodheli:SHQUP do t'i kthehet ushtrisë