Vorskla Poltava nxjerr në merkato sulmuesin shqiptar Ahmed Januzi

Vorskla Poltava nxjerr në merkato sulmuesin shqiptar Ahmed Januzi
Futbollisti shqiptar Ahmed Januzi mund të nxirret në shitje nga klubi i tij, Vorskla Poltava. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase, që citojnë trajnerin Mikola Pavlov. Sulmuesi kosovar i Kombëtares shqiptare ka një kontratë disavjeçare me Vorsklën.
23-vjeçari duket se e ka humbur statusin e lojtarit titullar, pavarësisht se shënoi 6 gola në ndeshjen miqësore që ekipi i tij zhvilloi së fundmi,
Trajneri Pavlov: “Nëse ne do të marrim ndonjë ofertë nga një klub të mirë, ne do ta shesim Januzin. Ai shkoi te Kombëtarja e Shqipërisë për të qenë zëvendësues, por ai nuk është këtu te ne (te Vorskla) një lojtar kryesor. Nëse ai do të progresojë me ne do ta mbajmë, në rast te kundërt jo”.
Në fakt, duket e çuditshme deklarata trajnerit të Vorsklës, pasi Ahmed Januzi, me 5 gola në 18 ndeshje, rezulton të jetë shënues i dytë me i mirë i skuadrës. Januzi ka shënuar edhe 3 gola në Ligën e Europës.

/rb/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës