Voskopojë, momunemtet në
gjëndje të mjerueshme
Mosndërhyrja për një kohë të gjatë me restaurime si dhe vjedhjet e vazhdueshme i kanë shndërruar monumentet e kultit në fshatin turistik të Voskopojës në një gjendje të mjerueshme.
KORCE- Mosndërhyrja për një kohë të gjatë me restaurime si dhe vjedhjet e vazhdueshme i kanë shndërruar monumentet e kultit në fshatin turistik të Voskopojës në një gjendje të mjerueshme.
Të dëmtuara pjesërisht,por disa prej tyre dhe krejtësisht në muret e jashtme,figurat biblike si dhe në afreske,në këto monumente,të cilat datojnë prej shekujsh tashmë është shumë e vështirë të dallosh gjurmët e të kaluarës të papërsëritshme dhe mesazhet që vinë nga ajo në të sotmen.
Kishat e Shën Marisë,Shën Thanasit dhe Shën Kollit,sot ofrojnë për turistët vendas dhe të huaj shumë pak gjurmë nga e kaluara,për të mos thënë se ato janë fshirë me kalimin e viteve.Peshës së kohës i janë bashkuar dhe vjedhjet sistematike ,më e fundit grabitja e këmbanares 300 vjecare në kishën e Shën Marisë.Gjendja aktuale në të cilën ndodhen monumentet e kultit në Voskopojë është pranuar dhe nga kryetari i komunës Nexhip Bacelli.Sipas tij ndërhyrjet restauruese deri më tani kanë qënë pjesërisht.Ai pohon gjithashtu se për këtë vit është celur një fond prej 1.5 milion lek të rinj vetëm për kishën e Shën Kollit,ndërkohë që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente dhe monumentet e tjera.
Dëmi më i madh monumenteve të kultit në në këtë zonë ju është shkaktuar nga grabitjet sistematike, por pavarësisht kësaj sikurse pohon kreu i komunës Bacelli asnjë prej autorëve nuk është ndëshkuar.
Vetëm një vit më parë për të shmangur vjedhjen e monumenteve të kultit në fshatin turistik të Voskopojës në kisha u vendos sistem alarmi,cka duket se nuk ka dhënë rezultat.Lënia pas dore dhe mosndërhyrja urgjente me restaurime apo dhe për mbrojtjen e tyre,do ta conte edhe më tej drejt degradimit gjendjen e këtyre kishave,duke zbehur pak e nga pak gjurmët e së kaluarës.
da.is/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.7%
-
Pak
40.6%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 1935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vëllezërit e pamposhtur Bakaj, në Lezhë për dy titujt ndërkombëtarë të boksit
28 Korrik, 14:05
-
Rama batuta në Kongresin e PS: Helena do jetë kryetarja! Dëshmitar Pandi i pavdekshëm, ua gjen varret të gjithëve në Sharrë e Tufinë se është mik me lali Erin
28 Korrik, 13:56
-
Sa do të rrijë PS ne në pushtet? Rama: 50 vjet? Pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon
28 Korrik, 13:43
-
Rama mesazh ‘tradhtarëve’: Kam njohur shumë të paudhë, tjetër më thonin në sy, e ndryshe bënin pas shpine
28 Korrik, 13:42
-
‘Deputeti që Duam’, Rama në Kongres: Një derë e re për ata që duan të trokasin në PS, pa frikën se u del ndonjë i shëndosh e u thotë ‘ca do më vëlla, ik’
28 Korrik, 13:38
-
Vullnet Sina përlotet pasi Rama e vlerësoi në Kongres: Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale
28 Korrik, 13:26
-
Nuk mungon që nga viti 1988, njihuni me personin e vetëm që ka marrë pjesë në 10 Olimpiada radhazi
28 Korrik, 13:26
-
Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve të PS: Shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto! Që kur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna
28 Korrik, 13:24
-
Rama në Kongres: Do krijojmë skuadrën e re kombëtare për zgjedhjet 2025! Thirrje shqiptarëve: Kandidoni në platformën ‘Deputeti që Duam’, ta çojmë vendin në BE
28 Korrik, 13:19
-
Rama: Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues! Berisha e katandisi PD në çisternë të helmuar
28 Korrik, 13:06
-
Prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’, ministrja Muzhaqi: Aplikantët do angazhohen në terren
28 Korrik, 13:05
-
Xhafaj mbështet Ramën: Të lëmë mënjanë rivalitetin, na duhen njerëz të rinj në parti! Projektin çoje para me çdo çmim
28 Korrik, 13:00