Persona të paidentifikuar kanë vjedhur xhaminë në fshatin Lavdaj të Voskopojës. Denoncimi është bërë nga kryeplaku i fshatit pak minuta pasi kishte ndodhur grabitja. Sipas kreut të komunës së Voskopojës, Nexhip Baceli, grabitësit kanë vjedhur kasafortën e xhamisë, e cila mbushej me lekët e besimtarëve.

Mësohet se nga grabitja nuk ka të lënduar dhe policia është duke punuar për të kapur grabitësit e xhamisë.

(v.gj/shqiptarja.com)