KORÇË - Kryetari i Kuvendit të Shqipërië, Ilir Meta ka vlerësuar investimet që janë bërë fshatin turistik të Voskopojës. Kryeparlamentari Meta ka vizituar dhe biseduar me bizneset e zonës të cilët presin turistë të huaj e shqitparë në çdo stinë të vitit.
 
Standardet e turizmit në këtë zonë sipas kryeparlamentarit jënë në nivele të larta të njëkohësisht promovojnë turizmin malor. 

"Siç është promovim edhe për turizmin e mrekullueshëm të Voskopojës dhe jam shumë i kënaqur që shikoj investime të mrekullueshme që janë realizuar dhe kushte vërtet do të thosha të standarteve më të larta që i bëjnë të gjithë ata që e vizitojnë Voskopojën të ndjehen mjaft komodë jo vetëm me natyrën dhe me klimën e mrekullueshme por edhe me këto investime të cilat janë në harmoni të plotë me natyrën." tha Meta

ilir meta voskopoje

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)