Vota e 16-vjeçarëve, Uollfarth:
S’ka kohë,  jo para zgjedhjeve

Vota e 16-vjeçarëve, Uollfarth:<br />S’ka kohë,  jo para zgjedhjeve
TIRANE - Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Uollfarth, tha se nuk ka kohë për propozimin e kryeministrit Sali Berisha që në këto zgjedhje të votojnë edhe 16- vjeçarët. Ai tha se zgjedhjet janë pranë, ndaj rëndësi ka atmosfera e qëndrueshme në vend.

“Për këto zgjedhje nuk ka kohe. E rëndësishme situata e qëndrueshme para zgjedhjeve. Nuk mund të ndryshojnë këto gjëra para zgjedhjeve. Mund të jetë një mundësi për të ardhmen, në zgjedhjet 2017”, deklaroi ambasadori pas tryezës së Kuvendit Civil 2011.

Sipas tij, pas zgjedhjeve mund të diskutohet dhe kjo është një çështje që duhet të diskutohet gjerësisht në publik dhe në parlament. “Dyshoj se nuk ka kohë për ta bërë këtë deri në qershor, pasi na ndajnë tre muaj nga zgjedhjet dhe, me sa di, lista e votuesve, që tani quhet ekstrakt, është gati.

Për shembull, kur ngrihen çështje se a duhet ndryshuar apo jo emri i një komuniteti pikërisht përpara zgjedhjeve; përse duhet të ndryshohet një gjë kaq e rëndësishme vetëm disa javë përpara Ditës së Zgjedhjeve?”, tha Uollfarth. Ndërkohë që ka mohuar që nisma e Berishës për të votuar 16 vjeçarët të ketë ardhur si propozim për t’u konsultuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës