Kur ka kaluar një vit nga marrëveshjes e famshme e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, e cila u konkluadua me një ligj të ri elektoral, në dakordësi mes maxhorancës dhe opozitës, Damian Gjiknuri kërkon realizimin e dy prej çështjeve të mbetura pezull në zgjedhjet e 25 prillit, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Gjiknuri thotë se në kushtet kur teknologjia në zgjedhje, është një garanci e shtuar, tashmë e implementuar suksesshëm në zgjedhjet e 25 prillit, komisionerët politikë janë të panevojshëm.

 'Pas implementimit të teknologjisë,  që është një hap i mirë, të shkojmë te ajo që e kemi kërkuar me kohë, ajo që duhet të jetë hapi tjetër i një reforme zgjedhore depolitizimi i komisionit zgjedhor. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se roli i komisionerëve nuk është më ai që ishte dikur, sidomos me futjen e teknologjisë, i bën të panevojshëm komisionerët partiakë. Formula që diskutohej në këshillin politik për të rekrutuar nëpunës civil apo ato që trajnoheshin dhe përzgjidheshin me short në qednrat e votimit, do ishte një bazë e mirë për reformën e ardhshme zgjedhore dhe shkëputjen përfunsimisht nga komisionerët politikë.'- deklaroi Gjiknuri.

Gjatë raportimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e KQZ gjatë 2020, Gjiknuri i kërkoi realizimin edhe të votës së emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme.

 'Një element që mbeti pa adresuar, për faj të aktorëve politik, është impelmentimi i votës për emigrantët. Ju e shikoni që në Shqipëri pjesëmarrja në votime sa vjen e tkurret përshkak edhe se elektorali tashmë është rezident në vendet e tjera, është shumë i nevojshëm dhe mendoj që tashmë kqz ka kohën e nevojshme për ta bërë të mundur për zgjedhjet e ardhshme, ky është një premtim i gjithë klasës politike.'-tha Gjiknuri.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në raportimin vjetor para Komisionit të Ligjeve deklaroi se pavarësisht kohës së shkurtër që pati në dispozicion, KQZ  përmbushi në kohë detyrat për administrimin e procesit të 25 prillit teksa i paraqiti Ligjeve edhe raportin lidhur me të gjithë veprimtarinë e insitucionit të administrimit të zgjedhjeve për fazën përgatitore për zgjedhjet parlamentare të 2021.