TIRANE- Tymi i bardhë për votën e diasporës ende nuk po del nga Grupi i Dialogut, që përballë presionit të kohës thirri në ndihmë për të dytën herë Ilirjan Celibashin. Pasditen e sotme Kryekomisioneri i la në tryezë grupit të dialogut dokumentin përmes të cilit sugjeron që regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë të bëhet përmes një aplikacioni të krijuar nga KQZ, ndërsa emigrantët të votojnë përmes internetit ose postës, disa ditë radhazi para datës së zgjedhjeve, me disa herë mundësi për të votuar, nga ku do të numërohet votimi i fundit.

“KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë. Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit. Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit", sqaroi Celibashi në dalje të mbledhjes që zgjati 3 orë sot pasdite në kryesinë e kuvendit.

Por sa kënaqin opozitën e mazhorancën këto propozime? Të dyja palët nuk I thanë as po as jo këtij manuali, por ngritën pikëpyetje.

"Edhe Celibashi e tha se baza është sistemi i gjendjes civile, mund të përdoret KQZ si agjent për të komunikuar me ata që shprehin dëshirë. Jemi duke e studiuar, PS është me parimin që çdo qytetarë që jeton jashtë vendit që i nënshtrohet dy tre hapave verifikues, që janë identitet dhe adresa ku ai banon  dhe që voton nëpërmjet një sistemi të besueshëm postar të mund që të votojë.
Opozita e thash edhe më parë që kur vjen çështja për zgjedhje kërkon që të ketë një shtet paralel. Pra ne i besojmë postës shqiptare dhe sistemit e-Albania, pronën, pasaportën, kartën e identitetit dhe kur vjen puna tek votimi opozita kërkon një shtet të ri, një agjent i ri. Hajde ta diskutojmë, këtë agjentin e ri, por pyetja është pse të harxhojmë kap para kur po përdorim të njëjtat sisteme. Edhe sistemi i postës shqiptare është i besueshëm, thotë Gjiknuri. 

"Shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë sot e kanë të drejtën e votës thjesht në letër dhe të pamundur për shkak të bllokimit të çdo procesi nga qeveria. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje dhe kjo të jetë e thjeshtë”, tha Bylykbashi.

Pa dakortësi palët janë edhe për çështjet e tjera të Reformës Zgjedhore si rikthimi I koalicioneve parazgjedhore, që Rithemelimi e kërkon si kusht të panegociueshëm, por që për Damian Gjiknurin është një tekë opozitare.

Propozimet teknike për votën e diasporës ( Votimi i diasporës)

Propozimet teknike për votën e diasporës (Regjistrimi i diasporës)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Vota e diasporës, Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë

PS i qëndron votimit të diasporës me postë.

Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së grupit të dialogut tha se ky është variant më I mundshëm.

“Varianti më i mundshëm dhe potencial për tu parë mbetet variant klasik me postë dhe regjistrimi përmes një sistemi që krijon transparencë. Baza është sistemi i gjëndjes civile. Çdo deklarim adrese do të reflektohet në sistemin e gjëndjes civile. KQZ mund të përdoret si broker për të komunikuar me ata që shprehin dëshirën. PS është me parimin cdo qytetar shqiptar që jeton jashtë”