PS nuk pret Opozitën, çon në Kuvend, ndryshimet në Kod Zgjedhor! Vota e diasporës me postë, të administrohet nga KQZ

TIRANË-  Të vënë përballë presionit të kohës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sinjaleve aspak pozitive për një produkt konsesual me opozitën, socialistët depozituan të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nisma e mbështetur me firmat e 7 deputetëve të PS-së, adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin, si vota e diasporës dhe përcaktimi i herësit për ndarjen e mandateve brenda një force politike apo koalicioni.

PS propozon që ashtu si për votimin brenda vendit, edhe për votimin nga jashtë KQZ të jetë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor deri në numërimin e votave të tyre.

Sipas këtij projektligji, KQZ duhet të nisë procesin e hartimit të listës së zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit 100 ditë para datës së zgjedhjeve për të pasur gati listën përfundimtare 50 ditë para ditës së dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet parlamentare. 

Të gjithë shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare përmes votës së tyre, duhet të regjistrojnë vendbanimin e tyre brenda këtij afati në portalin E-albania, dhe të fitojnë të drejtën për të votuar në vendin ku jetojnë.

“Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë.... Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit të procedurës së regjistrimit sipas këtij neni, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit”

Socialistët propozojnë votimin me postë, dhe votimi do të quhet zyrtarisht i çelur ditën kur KQZ do të nisë procedurat për dërgimin e fletëve të votimit dhe çdo materiali zgjedhor përmes shërbimit postar në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit.  Fleta e votimit do të jetë e njëjtë me atë që përdoret brenda territorit vendit.

Pas plotësimit të fletës së votimit, zgjedhësit do të jenë ata që do të dërgojnë në adresë të komisionit qendror të zgjedhjeve votën e tyre e cila do të numërohet në ambientet e KQZ.  Vota e secilit prej tyre do të përllogaritet në qarkun ku zgjedhësi ka pasur vendbanimin e fundit në Shqipëri.

Socialistët kanë propozuar gjithashtu edhe formulën e re të përcaktimit të heresit në ndarjen e mandateve brenda partisë apo koalicionit. Heresi sipas formulës së re nuk do të jetë  më 10 mijë vota dhe socialistët propozojmë të jetë jo me i madh se 7000 të tilla për të kapërcyer paragon fitues.

Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi i ndarjes së mandateve.

megjithatë, socialistët ashtu si në komisionin e reformës zgjedhore dhe në grupin e dialogut, sërish mund të hasin në rezitencën e opozitës e cila kërkon rikthimin e koalicioneve si kushtin kryesor.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota, të cilat socialistë nuk i kanë. 

Deputetët që firmosën draftin
1- Bledi Çuçi
2- Damian Gjiknuri 
3- Klotilda Bushka 
4- Blerina Gjylameti 
5- Klevis Xhoxhi 
6- Toni Gogu
7- Arben Pëllumbi

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pete: 08/07/2024 21:39

    Pra, 50 dite, nje zgjedhes nga jashte qe i reruzohet regjistrimi do te kete zero shans ankimimi dhe shqyrtimi. Sepse plani i radhes i mafies se kuqe ka si synim minimin e radhes te kamufluar nen procedure. Keshtu, aprovuesi ne ealbania, patronazhisti xy, pasi te marre kerkesen, do e krahasoje me profilin patronazhist live qe Rama mban ende ne fshehtesi, duke e penguar dhe zgjatur afatin nese eshte i taguar si "nuk voton per ne". Cfare plehrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë