Vota e Diasporës/ PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë! Zbardhet drafti me ndryshimet në Kodin Zgjedhor (DOKUMENTI)

Vota e Diasporës/ PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë! Zbardhet drafti me ndryshimet në Kodin Zgjedhor (DOKUMENTI)

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe dokumenti

Një ditë pasi socialist dhe demokratë bashkuan votat te Komisioni i Ligjeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 Majit, zbardhet edhe drafti.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi ka siguruar këtë draft që i ka kaluar Kuvendit dhe gjendet në zyrën e kryeparlamentares Elisa Spiropali, teksa nesër (13 Shkurt) pritet të miratohet në Parlament.

Socialistët dhe demokratët bashkuan votat në Komisionin e Ligjeve duke votuar të gjitha kërkesat e KQZ-së që lehtësojnë votën e diasporës. Emigrantët nuk do të paguajnë asnjë lek për pagesën e postës për kthimin e votës në Shqipëri.

Por, PS nuk pranoi që të votojnë edhe ata emigrantë që nuk kanë fare dokumente shqiptare identifikimi. Gjithsesi pati dakordësi për çështjen e rritjes së financimit për kandidatët, nga trefish që është tnai, deri në pesëfish. Si dhe ajo e reklamave televizive dhe zgjerimit të kohës së tyre.

Gjiknuri propozoi zgjerim të financimit për kandidatët: 

“Partitë të kenë mundësi të grumbullojnë financim nga privatët 5 herë më shumë se sa nga fondi që merr për fushatë nga buxheti i shtetit. Tani kjo është 3 fish. Deri më tani, kandidatëve nuk u lejohen të vetëfinancojnë fushatën e tyre. Tua japim këtë të drejtë deri në 30 mln lekë të vjetra”, u shpreh ai.

Kurse Bylykbashi shtoi edhe çështjen e reklamave.

“T’u japim 140 minuta kohë kandidatëve që janë në listë të hapur të bëjnë reklamë mediatike”, tha deputeti i PD.

Edhe pse Sali Berisha e kishte deklaruar këtë si kryekusht e pa të, nuk do të votonte asnjë tjetër, deputetët demokratët bënë të kundërtën. Ata votuan afate të reja, bashkë me PS-në, për të dorëzuar emrat e kandidatëve që në 12 mars, në mënyrë që KQZ të prodhojë më shpejt fletën e votimi, për ta dërguar në kohë në diasporë.

PS i plotësoi opozitës kërkesën tjetër, që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. Ngelet për tu parë të enjten në seancë plenare nëse demokratët do ta ruajnë votën pro, kur pritet të vulosen rregullat e lojës për votën e 11 majit.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi i Çernobilit dhe ndikimi në Shqipëri! Esencë-Report TV 

Shpërthimi i Çernobilit dhe ndikimi në Shqipëri! Esencë-Report TV