Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër

Tirane- Nëse je një emigrant me pasaportë shqiptare të skaduar, mund të regjistrohesh për votim nga jashtë gjatë periudhës janar-mars. 

Ilirjana Nano, kryetare e komisionit rregullator tregon për Report Tv se votuesit nga jashtë duhet ta përdorin kohën për të rinovuar dokumentet pasi ata veç mund të regjistrohen, por jo të votojnë me dokumente të skaduara. 

“Që ky zgjedhës të votojë, duhet të shprehë vullmetin. Një pasaportë shqiptare ose një kartë identiteti në momentin e votimit, nuk është e domosdoshme të jetë e vlefshme. Por për votimin, nuk i jepet fleta. Votuesit brenda dhe ata jashtë aplikojnë të njëjtat standarde sipas Kodit Zgjedhor.”

Nano thotë se për pak ditë do të miratohet edhe lista e dokumenteve që do të njihen nga KQZ si provë se emigranti jeton në atë adresë ku kërkon ti shkojë fleta e votimit. 
 

“Mjafton një nga ato dokumente për të provuar adresën e saktë. Nuk duhen të gjitha. Adresa e saktë na duhet sepse ne atje do të dërgojmë fletën e votimit”. 

Procedura e regjistrimit do të zgjasë dy muaj dhe ai do të jetë online dhe ka garanci që askush të mos bëjë veprime në emër të dikujt tjetër. 
 

Qytetari kur krijon profilin, ose kur hyn në platformën e regjistrimit, duhet të jetë live përballë kamerës së komputerit ose telefonit. Do të bëhet njohja e fytyrës krahas kodit, dokumentit biometrik dhe numrit personal. Askush nuk mund ta kryejë procesin në emër të dikujt tjerër”. 

Edhe kryetarja e Komisionit Rregullator ndan shqetësimin e Ilirjan Celibashit se afatet janë të ngushta që posta të sjellë në kohë fletën e votimit. 


“Ky shqetësim ekziston, sepse kur Kodi ka parashikuar ato afate për miratimin e fletës së votimit, nuk kishim votimin nga jashtë në konsideratë”. 

Një zgjidhje mund të ishte kompromisi politik për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që zarfet me votat e emigrantëve të priten disa ditë pas zgjedhjeve, dhe trau i KQZ të mos ulet në orën 19 të datës së zgjedhjeve.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taven Tarrasi: 25/10/2024 13:01

    Bējeni prap Monikēn deputete se i duhet Shqipris qē tē harxhoi 12.000 mij euro me 1 dit. O ça po i bojn Shqiptarve kto monstra historike tē pa vdekshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit, diaspora e quan mesazh për Sali Berishën! 40% e shqiptarëve për të gjithë politikanët

Sondazhi i Report Tv/ Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit, diaspora e quan mesazh për Sali Berishën! 40% e shqiptarëve për të gjithë politikanët