Vota e emigrantëve në zgjedhje, KQZ kërkesë Gjendjes Civile: Sa është numri i shqiptarëve që kanë regjistruar adresën e përhershme të vendbanimit

Vota e emigrantëve në zgjedhje, KQZ kërkesë Gjendjes Civile: Sa është numri i shqiptarëve që kanë regjistruar adresën e përhershme të vendbanimit

Foto ilustruese

KQZ vijon punën për të bërë të mundur që emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen jashtë vendit të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Por që emigrantët të votojnë ata duhet që të deklarojnë adresat e tyre. Në vijim të kësaj, KQZ i ka dërguar kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile, në lidhje me numrin e emigrantëve që kanë regjistruar adresën e përhershme jashtë vendit.

" Në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, po ju dërgoj për njohje kërkesën drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile në lidhje me numrin e shtetasve që kanë rregjistruar adresën jashtë vendi", thuhet mes të tjerash në kërkesën e KQZ.

Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e "5 qershorit", megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. 

Një vendim i Qeverisë, i publikuar në fletoren zyrtare, i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania. Në aplikacionin E-Albania ka një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen.

Kërkesa e KQZ për drejtorinë e Gjendjes Civile

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/12/2020 18:09

    Emigrantet u bojn m mu n kok!

    Përgjigju
    • Bobi: 27/12/2020 08:21

      O Fredi pemthymi. Po si plas cari njeriu per ty. Ti duhet te jesh nga ata zhapiket qe pastron halet ne emigrim dhe kur vjen ne vere fryhesh e krenohesh. Pale mos thua qe ke harruar dhe gjuhen shqipe? Ptu, buburec m...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin