TIRANE - Propozimi i Berishës ndaj PS-së për votën e emigrantëve në vendet që ata ndodhen, është qesharak. Është ky qëndrimi i shprehur nga Sekretari për Rininë dhe emigracionin në PS, Erjon Veliaj në kuadër të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën”.
Në një deklaratë për mediat, Veliaj ka theksuar se qeverisë aktuale i mungon mundësia fizike e buxhetore, ndërsa shtoi se ambasadat janë të politizuara dhe s’mund të garantojnë votën e lirë.
Veliaj solli në fokus propozimet e Partisë Socialiste për votën e emigrantëve me postë 5 vjet më parë, në 2008 dhe në vitin 2012.
“Në 2008 dh në 2012 kemi propozuar në Komisionin e Ligjeve, paketën tonë për votën e emigrantëve, votim me post, duke shmangur ambasadën e politizuar. Të dyja herët me unanimitet, Partia Demokratike refuzoi ta merrte në shqyrtim...sot ai thotë se jemi gati..s’ka mundësi fizike e buxhetore...propozime i tij është qesharak..ambasada shqiptare sot s’ka para të paguajë energjinë elektrike..si mund të votojë në ambasadë, kur ambasada është larg dhe ende s’ka paguar energjinë elektrike”, deklaroi sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS.
Në përfundim, Veliaj theksoi se “Saliu tallet me emigrantët sepse e di që votën e tyre se merr dot, ai s’do një votë të lirë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha-Ramës: Hajde të zgjidhim votën e emigrantëve