I pranishëm në tryezë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, deklaroi se emigrantët duan të marrin pjesë në vendimmarrjen e vendit dhe se për këtë duhet të bëjnë dokumente të reja.
“Vota e emigranteve kërkon diskutim të hapur. Emigrantët duan të marrin pjesë në vendimmarrjen e vendit. Kontributi i remitancave të emigrantëve më i lartë se çdo organizëm ndërkombëtar. Shtetasit jashtë vendit do të bëjnë dokumente të reja. Pasaportë dhe ID me adresat e reja”, tha Majko.
Ndërkohë, ministri Fatmir Xhafaj, por edhe ambasadori i OSBE vunë theksin te Reforma Zgjedhore, si shumë e rëndësishme për të realizuar votën e emigrantëve shqiptarë.
Xhafaj: Të përfundohet sa më shpejt Reforma Zgjedhore. 1/3 e qytetarëve tanë nuk e ushtrojnë dot të drejtën e votës.
Majko: Komisioni në Reformën Zgjedhore të gjejë gjuhën e përbashkët për votën e emigrantëve. Po flasim për votues të majtë e të djathtë që ju është mohuar e drejta.
Xhafaj: Nëse të gjithë partitë duan votën e emigrantëve, të vendosin për sistemin që e mundëson. Të identifikohet saktë vendndodhja e emigrantëve. Sistemet e dërgimit të sendeve garanton siguri e konfidencialitet. Kuvendi të vendosë për modelin që do aplikojë
OSBE, Wilton: Reforma Zgjedhore është strategji. Votimi jashtë vendit varet nga vetë Shqipëria. Vota e emigrantëve me rëndësi. Krijimi i Ministrisë për Diasporën shënon rëndësinë e çështjes. Duhet të rishikohet mundësia e përdorimit të postës, ambasadave si vendvotim dhe të analizohen pasojat. Regjistrimi i emigrantëve dhe ndryshimi i listave të zgjedhjeve të mos bëhet 2-3 muaj pata zgjedhjeve
Balla: Karrigia zonjës Kryemadhi dhe e zotit Basha do doja të mos ishin bosh. Zhgënjim për mungesën e opozitës në këtë tryezë. PS e para parti me platformë për votimin e emigrantëve. Po të ishin do jepja disa ide si mund të votojnë emigrantët. Por ata nuk janë, ndaj i kërkoj komisionit të posaçëm të vijojë punën për të garantuar emigrantëve në 2021.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









