Kanë nisur tashmë ethet e zgjedhjeve vendore. Debatet, polemikat, të rejat e kandidatëve kanë vënë në mendim e veprim këdo. Në mendim, sepse edhe këtë herë shumica e shqiptarëve do të votojnë me mendje dhe jo me zemër. Mendja është ajo që llogarit çdo gjë, që zgjedh më të lëverdisshmen. Mendja është tregtare, Zemra është e mirë dhe e drejtë, por e lënë prej shumë kohësh mënjanë, vetëm si një pompë; ka vetëm atë funksion.
Rrjetet sociale gëlojnë: për çështje politike të gjithë janë të mirë ose të gjithë të sharë, varet se cilat interese përfaqësojnë. Derisa në Shqipëri të mos jetë krijuar një shtresë e gjerë e popullsisë që nuk zgjedh me mëndje, por me zemër, do të bëhen përzgjedhjet sipas “hesapeve” personale të kujtdo. Do të besoja që gjërat po ndryshojnë, nëse të rinjtë, më shumë se një vrap drejt seicilës parti, të hidheshin me vrull në kërkim të lirisë dhe i lirë në një parti, janë dy gjëra që nuk shkojnë, edhe pse kjo është ajo që afron koha që jetojmë.
Kështu, edhe me Enkin, tema jonë më e fundit ishte pikërisht mbi zgjedhjet vendore dhe dy kandidatët interesantë të Tiranës. Njerëzit duhet të votojnë se dikush duhet t’ua shpjegojë se si dhe për kë, apo duhet të nxjerrin përfundime nga eksperienca personale, nga ajo që dinë dhe njohin për të gjithë alternativat që shtrohen. Duhet të votojnë me mendje apo me zemër? I mora leje ta publikoj dhe kjo është ajo që shtruam në diskutim. Nuke e di nëse do të jeni dakord me mua apo me Enkin…apo me asnjë nga të dyja.
Enki - O Albë, të të bëj një pyetje? Po m’u përgjigj tamam. E zemë se kemi dy kandidatë për kryetarë bashkie! I pari, është i ri nga jashtë… elegant, elokuent por bën fushatë degraduese. I dyti nuk është shumë i ri nga jashtë, por është i ri nga brenda, është i sinqertë, ka integritet e bën fushatë jo denigruese. Kë do zgjidhje ti?
Alba - Tani... i njoh mirë që të dy. Shumë mirë
Enki - E zemë sikur si njihje fare!
Alba - Po si mund ta zemë? Unë i njoh dhe i kam idetë të qarta
Enki : Më thuj pra J
Alba - Po përsese duhet të ta them ty Enki? J
Enki - Ma thuaj sikur të isha ...ma thuaj si do ja thoje gocës tënde! Kam nevojë J
Alba - Enki, nga sa shkruan i ke të qarta idetë edhe ti. J
Si edhe unë të miat J
Enki - Thanks Albë J
Alba - Kam përshtypjen se është kollaj këtë herë
Enki - Unë doja nja dy fjalë nga ty, gjykimin tënd, po ti s’mi the! J
Alba - Vota është e fshehtë J
Enki -Unë nuk thashë për kë do votoj! S’e dua as nga ty këtë, por një gjykim J
Alba - Ok! Mua më duken të dy me vlera dhe defekte, siç jemi gatuar të gjithë... varet pastaj me kë kemi personalisht më shumë feeling intelektual, menaxherial, administrativ, politik etj...
Enki - Po e zemë se unë s’kuptoj shumë nga këto fjalët e mëdha se jam 8 vjeç. Si do ma shpjegoje ?:) Si do ma shpjegoje se kush është më i mirë për mua ?:)
Alba - Vota për 8 vjeç? J Janë shumë aspekte dhe për mendimin tim janë shumë personale. Unë them që në vend që të pyesim të tjerët, është mirë të bëjmë një dorë muhabet me zemrën tonë J Ajo ndryshe nga mendja, thotë gjithnjë të vërtetën, nuk bën llogari, nuk gënjen. Pastaj seicili të vendosë për kë do të votojë. Ne, harrojmë ta pyesim zemrën, për gjëra të rëndësishme pyesim vetëm mendjen dhe bëjmë llogari me të. J
Enki - Albë, qyteti është i atyre që vijnë më shumë se i yni!
Ma shpjego sikur të jem 8 vjeç!
Alba - Nëse unë ia shpjegoj këtë një 8-vjeçari nuk rritet kurrë
Enki - 8 vjeçarët kanë nevojë për të fiksuar cilat janë vlerat! Pse thua kështu o Albë?
Alba - Hëm... i nënvleftësojmë 8 vjeçarët për punën e vlerave. Më thuaj mua që kam gocen sa po mësoj prej saj... edhe në lëmin e vlerave J
Enki - Po atëherë? Dmth ne jemi kot?
Alba – Mendoj shumica po Enki... 98 përqind them, në fakt nuk e them unë…
Nëse do të ishim OK, bota do të ishte ndryshe, por ndryshe nuk është.
Përse bota e fëmijëve dhe e të moshuarve është më e mira?
Enki - Hmm! S’më dhe një përgjigje! J
Alba - Sepse mungon në mes kjo e jona. E ne "të mençurve" J
Si thua?
Enki - Po ne jemi ajo hallka që i mbron të dy brezat o Albë. Si mund të qenka ajo bota e fëmijëve dhe e pleqve më e mirë nëse ne jemi kot? Nëse ne nuk mbrojmë vlerat qoftë dhe me lupë? J
Alba - Unë them se ne i prishim…
Enki - Hmmm J
Alba - Mendoj se njeriu lind etik dhe me vlera... si fëmijët... Ne "të mëdhenjtë" në rrugë e sipër i prishim, modifikojmë…
Enki - Në pamje të parë po. Sepse ne kemi dhe ngarkesën e mbijetesës. Por mos ja ulim vlerat vehtes, embrionin e kemi, pse mos ta ruajmë?
Alba - Dhe më e keqja... mendojmë se i rregullojmë, e i ruajmë Emoticon froën
Enki - Albë J Njeriu është ç’ka qenë, në 90 % të rasteve!
Pra ti ke 10 % shance në zgjedhjen tënde, unë kam 90% :)
Alba - Po ne ndërkohë çfarë kemi bërë?
Enki - ok ok, ja te shohim sondazhet. Sa kurioze jam për këto zgjedhje….