Vota e Shqipërisë, perplasjet Van Dijk-Ronaldo dhe krenari shqiptare. Detajet e 'Topit të Artë'

Vota e Shqipërisë, perplasjet Van Dijk-Ronaldo dhe krenari shqiptare. Detajet e 'Topit të Artë'

Revista franceze ‘France Football’ që akordon ‘Topin e Artë’, të cilin të hënën në mbrëmje e fitoi Lionel Messi për herë të gjashtë në karrierë, ka zbuluar numrin e pikëve që ka marrë çdo lojtar. Bie në sy se argjentinasi ka fituar me një numër të vogël pikësh, pasi ka grumbulluar gjithsej 686 pikë, kundrejt 679 të Van Dijk, që ishte edhe konkurenti i tij më i madh.

Ndërkohë ne vendin e tretë u rendit Ronaldo, i cili kishte 476 pikë, por që nuk mori pjesën në ceremoni. Për këtë fakt pati edhe kunja nga Van Dijk, i cili pak para se të përcaktohej fituesi u shpreh: ‘Pse, është edhe Ronaldo konkurent?’

Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga motra e portugezit, Katia Aveiro, e cila në një postim në ‘instagram’ ka shkruar: ‘Jetojmë në një bote jo reale. Van Dijk, kur të shëtisësh kampionatet dhe të fitosh tituj të rëndësishëm, atëherë do të keshë mundësi të ulesh në një tavolinë me Ronaldo-n.

Përsa i përket pikëve, përfaqësuesi i Shqipërisë për 33 vite radhazi në France Football, Besnik Dizdari, ka vlerësuar me 6 pikë Ronaldo-n,  ndërkohë me katër pikë Van Dijk, ndërsa tre ishin për Messi-n.

Në ceremoninë e organizuar në Paris ka patur edhe pak krenari shqiptare. Futbollistja e Suedisë, Kosovare Asllani e cila luan për Suedinë dhe Real Madrid, teksa kalonte në tapetin e kuq ka bërë me duar shqiponjën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja