Vota gabim në OKB, Bushati: Do e
korrigjojmë,PD:Soros ju sponsorizoi

Vota gabim në OKB, Bushati: Do e<br />korrigjojmë,PD:Soros ju sponsorizoi
Luftë mes trampistëve dhe sorosianëve u shndërrua mbledhja e Komisionit të Jashtëm ku raportonte ministri Ditmir Bushati.
 
Shefi i diplomacisë shqiptare u vu nën akuzë nga të djathtët se votoi kundër rezolutës për heqjen e armatimit bërthamor në OKB, në kuadër të sponsorizimeve anti Trump.
 
Por Bushati iu përgjigj se vota kundër ishte një gabim teknik, i cili do të korrigjohej brenda marsit.

‘’Këto negociata kjo votë ishte kundër Trumpit, pavarësisht presidentit Trump dhe Putinit. Kjo organizatë i referohet presidentit Trump. Në dhjetor 2016 presidenti Trump nuk kishte marrë detyrën. Pra shqetësimi ynë që kjo është një nismë kundër presidentit të ri të Amerikës, vërtetohet nga qëndrimi publik i kësaj organizate. Qëndrimi i njëanshëm tregon qartë që ka pasur një sponsorizim’’,- u shpreh Bumçi.  
 
‘’Në votimin e 23 dhejtorit të 2016-ës ka pasur një gabim njerëzor për shkak të mënyrës së paraqitjes së revolutave për votim. Ky është dokumenti që njësoj e ka plotësuar edhe Italia edhe Estonia. Këtu do të jemi edhe në mars, të tre vendet do të renditen ashtu siç kanë pasur qëllim për të votuar. Nëse ne na kanë lobuar dikush për këtë çështje, nuk e di se kush mund të ketë lobuar Italinë dhe Estoninë’’,-
u shpreh Bushati. 

Në mbledhjen e 23 dhjetorit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria votoi gabimisht kundër rezolutës për heqjen e armatimit bërthamor.
 
Më herët SHBA dhe Franca kishin lobuar për një votë kundërshtuese, qëndrim i cili ndryshoi më vonë.
 
Ministri ishte ftuar në Komisionin e Jashtëm dhe për të sqaruar vizitën e tij në Iran, një vend me marrëdhënie të tensionuara me SHBA.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate