Vota kundër çarmatimit, Nishani
e Bushati ping-pong akuzash

Vota kundër çarmatimit, Nishani<br />e Bushati ping-pong akuzash
Vijon ping-pongu mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme lidhur me votën kundër të Shqipërisë në OKB. 

Kreu i këtij dikasteri Ditmir Bushati nga Shkodra sqaron se Bujar Nishanit i është dhënë sqarim me shkrim mbi votën kundër çarmatimit bërthamor në Asamblenë Parlamentare të OKB-së.

Votë e cila ishte një gabim teknik që do të ndryshohet në mars në mbledhjen e radhës.

Ky sqarim i ministrit të Jashtëm erdhi pas deklaratës së Presidencës se nuk kishte marrë asnjë informacion për këtë votë që bie në kundërshtim me qendrimin e SHBA, megjithëse kishte kërkuar sqarime nga Ministria.

"Ministria e jashtme ka operuar në përputhje me të gjitha rregullat në fuqi, sqarimi ynë ka qenë shterrues, si për shqetësimin e ngritur nga deputetja Topalli, po ashtu i jemi përgjigjur edhe presidentit të Republikës. Presidenti ka kërkuar shpjegim në rrugë shkresore, dhe ne ashtu i jemi përgjigjur", u shpreh Bushati. 

Madje presidenca pretendon se përgjigjia i erdhi vetëm këtë të martë në orën 10 në protokollin e institucionit, pasi çështja ishte bërë publike.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat thuhet se "Presidenti shpreh keqardhjen për disinformimet e përsëritura e të pavërteta të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishme e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Shqipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t’i kthente përgjigje disinformimit të radhës së Ministrit".
 
"Disinformimit të djeshëm në Komisionin për Politikën e Jashtme, sot Ministri Bushati i ka shtuar edhe një të ri, duke pretenduar se i është përgjigjur në formë shkresore Presidentit përpara deklaratës së tij të ditës së djeshme në Komisionin Parlamentar.
 
Edhe ky pretendim i Ministrit Bushati nuk është aspak i vërtetë, pasi shkresa ka mbërritur në Presidencë dhe është regjistruar nga autoritetet e Gardës së Republikës, në orën 10:00 të datës 07.02.2017, si dhe pak minuta më vonë nga strukturat e protokollit të Institucionit të Presidentit të Republikës.  Këto janë lehtësisht të verifikueshme dhe jo pretendimet disinformuese të Ministrit"
, thuhet në reagimin e Nishanit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate