Vota në OKB, reagon presidenca:
Bushati nuk ka informuar Nishanin

Vota në OKB, reagon presidenca:<br />Bushati nuk ka informuar Nishanin
Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar sot ndaj deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për votën e Shqipërisë në Asamblenë e OKB për rezolutën për armët bërthamore.
 
“Nisur nga deklarata e bërë sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore, sqarojmë se, Deklarata e Ministrit Bushati se: “Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucionale”, është krejtësisht e pavërtetë!”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
 
“Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron gjithashtu opinionin publik se, nisur nga detyrimet dhe ndjeshmëria e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet e saj Anëtare, më 11 janar 2017, me shkresën nr.52, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, ka kërkuar informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në votimin e datës 23 dhjetor 2016 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore. Informacioni është kërkuar edhe mbi arsyet dhe argumentet e marra në konsideratë për formulimin e qëndrimit, si dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë resolute”, vijon deklarata.
 
Deri më sot, vijon deklarata, “nuk ka patur asnjë informacion apo shpjegim me shkrim apo verbal të ardhur nga Ministri i Punëve të Jashtme për Presidentin e Republikës”.
 
“Institucioni i Presidentit të Republikës kërkon nga Ministri i Punëve të Jashtme të mos disinformojë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërisht për çështje kaq thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate strategjike dhe partnere në NATO, ndaj ftojmë Ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucionale Presidentin e Republikës!”, përfundon deklarata e Institucionit të Presidentit të Republikës.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dha sot sqarime në Komisionin e Jashtëm në Kuvend lidhur me qëndrimin e Shqipërisë gjatë votimi të rezolutës 71/258, të 23 dhjetorit 2016, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që kërkonte eleminimin e armëve bërthamore. Në shpjegimet e ministrit Bushati u tha se Shqipëria në dhjetor 2016 votoi “kundër” rezolutës, votim që nga pala shqiptare u shoqërua dhe me shpjegim të votës. Sipas Bushatit,  vota kundër ishte një gabim teknik, i cili do të korrigjohej brenda marsit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate