Vota për partitë e vogla që pritet “të
vjedhë” fitoren në zgjedhjet në SHBA

Vota për partitë e vogla që pritet “të<br />vjedhë” fitoren në zgjedhjet në SHBA
Shumë pak vetë në Shqipëri mund të njohin Gary Johnson apo Jill Stein sepse fushata e tyre në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka bërë dot aq shumë zhurmë sa deklaratat skandaloze të manjatit republikan Donald Trump dhe natyrisht s’krahasohen me famën e ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. E megjithatë këta dy kandidatë që vijnë nga parti të treta dhe më të vogla e kanë komplikuar shumë këtë garë dhe përllogaritjet elektorale të dy partive të mëdha.
 
Në fakt Klinton dhe Trump konsiderohen si kandidatët më pak popullorë apo të pëlqyeshëm presidencialë në historinë amerikane. Dhe këtë e kupton lehtësisht ndërsa flet me njerëzit në rrugë.
 
Ka një mosbesim të madh ndaj ish Zonjës së Parë pavarësisht se shumica e pranojnë që ajo ka eksperiencë politike, ndërsa Trump konsiderohet I paqëndrueshëm deri dhe I rrezikshëm për shkak të qëndrimit të tij veçanërisht përsa I përket politikës së jashtme.
 
Madje ka njerëz që I druhen një tjetër lufte nëse ai zgjidhet president është veçanërisht mbështetja e madhe e të rinjve amerikane për këta kandidatë të partive të treta që konsiderohet si një nga elementët më interesantë të kësaj gare dhe mbase çelësi I fitores për demokratët ose republikanët.
 
Të rinjtë kudo e pranojnë hapur se janë të pakënaqur me këto dy alternativa dhe kësaj herë duan të ngrenë zërin fort kundër sistemit 2 partiak në SHBA që nuk I jep atyre mundësinë për të zgjedhur një kandidat të tretë që të ketë natyrisht të njëjtat shanse për fitore.
 
Në Universitetin Amerikan në Uashington DC, studentët e klasës politike janë shumë të apasionuar kur flasin për këta dy kandidatë.
 
Daniel Fitzgerald më shpjegon se pse të rinjtë e gjejnë veten tek këta dy kandidatë, edhe pse ata s’janë aspak të njohur përtej vendit.
 
“E kuptoj shumë mirë pse Johnson apo Stein nuk njihen pothuajse fare jashtë SHBA-ve sepse ata kryesisht bëjnë fushatë përmes rrjeteve sociale dhe nëpër talk show natën vonë që ndiqen kryesisht nga të rinjtë por që nuk kanë mbulimin e medias masive.
 
Çështjet që na interesojnë neve janë krejt ndryshe, si legalizimi i marijuanës apo martesat mes të njëjtit seks ndaj dhe gjejmë veten tek platforma e Johnson përshembull”-thotë Daniel.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?