Vota pro Demarkacionit, reagon Mali i Zi, kryeministri mesazh të veçantë Kosovës

Vota pro Demarkacionit, reagon Mali i Zi, kryeministri mesazh të veçantë Kosovës

Kryeministri malazez, Duško Markoviç ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit Shtetëror midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Markoviç ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së kufirit është një lajm i mirë për marrëdhëniet dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

 

“Ne përgëzojmë shumicën parlamentare në Kosovë. Ky është një konfirmim i aftësisë sonë për të zgjidhur shqetësimet e rëndësishme rajonale nga vetja, pa kërkuar ndërmjetësim. Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit. Me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova përmbush një nga kushtet kyçe për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë se së shpejti do të bëhet një realitet për të mirën e qytetarëve të Kosovës, siç ka qenë për qytetarët e Malit të Zi dhe të vendeve të tjera të rajonit", ka thënë Markoviç.

 

Ai ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi, është e kënaqur që ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke promovuar bashkëpunimin tradicional të mirë me Kosovën, shkruan 'Telegrafi'.

 

“Ne jemi të kënaqur që Qeveria e Malit të Zi ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes promovimit të bashkëpunimit tradicional të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës, në frymën e vlerave evropiane dhe strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor që Mali i Zi , si një lojtar përgjegjës rajonal dhe anëtar i NATO-s, është duke u zhvilluar”, ka shkruar Markoviç në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 23/03/2018 22:08

    Kush esht mbrapa qeveria malazeze qe pershndet qeverin shqptare kosovare esht dora e perndimit qe tronet shqiptare te ngushtohen dita dites si ne vitin 1913 bot duhet ta dij mir nje dit keto troje nje dit Kemi per ti mar nga greqia ne mal te zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi