Votat e Zenelit ia kaluan Gështenjës, 'detyrim paraqitje' për 6 të arrestuarit! 1 tjetër arrestohet sot, i teti ende në arrati

LIBRAZHD- Një tjetër numërues i KZAZ në Librazhd është vënë në pranga, duke çuar në 7 numrin e të arrestuarve që akuzohen për korrupsion dhe falsifikim rezultati në 2 qendra votimi në zgjedhjet e 2021. Report Tv mëson se është arrestuar Oltion Bajrami, teksa vijon të jetë në kërkim Eduart Zito.

Nga ana tjetër, ditën e sotme është mbajtur në Gjykatën e Elbasanit seanca, ku 6 të arrestuarit e tjerë, Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla janë njohur me masën e sigurisë. Burime bëjnë me dije se për 6 të arrestuarit është caktuar ‘detyrim paraqitje’. Ndaj tyre, prokuroria kishte kërkuar 'arrest me burg', por gjykata iu caktoi një masë më të lehtë, atë të detyrim paraqitjeje. 

Ato u arrestuan 3 ditë më parë për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë ose koalicionit. Në këtë rast bëhet fjalë për 'trafik vote' brenda Partisë Demokratike. Në të dyja këto qendra votimi i janë hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli dhe i janë shtuar kandidatit demokrat Lefter Gështenja. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej, shumica dërrmuese prej të cilave i kanë kaluar Gështenjës, 61 vota. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Gjatë procesit të këqyrjes së fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash për Lefter Gështenjën nga sa kishte marrë realisht. Lidhur me këtë, të gjithë kanë deklaruar se nuk ka qenë e qëllimshme, por e kanë bërë nga lodhja.

“Unë nuk di të se si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi, mendoj se do të jetë bërë  gabim nga lodhja  dhe nga puna e gjatë, tavolina ka qenë e ngushtë , dhe kur ndaheshin fletët për secilin kandidatë  mund të jenë ngatërruar. Them se është një pakujdesi”, tha Bajrami

“Unë nuk di se çfarë të them , e vërteta është se unë e kam firmosur këtë  tabele rezultati, por nuk  e di që të mos jetë shënuar rezultati faktik”, Zito.

“Une mendoj se është një gabim njerëzor dhe me sa mbaj mend  kjo kuti ka qenë në momentet e fundit të numërimit”, tha Durim Alla.

“Ku veprim është bere nga pakujdesia, si rezultat i lodhjes  dhe pa asnjë lloje interesi”, tha Dashi.

“Për këtë kuti  që ka dalë  vetëm një gabim  siç thashë duhet të jetë gabim njerëzore jo  me dashje”, tha Algert Alla.

“Ky veprim është bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnjë lloje interesi”, tha Vasku.

Të akuzuarit janë 5 mësues, 1 jurist, 1 inxhinier dhe 1 punonjës social. 

Gjetjet e grupeve të këqyrjes për diferencat e mëdha për QV

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori