Edhe këtë vit ka ndodhur një gabim në përllogaritjen e pikëve të thëna për konkurentët në Eurosong. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Eurovizion 2019. Pas numërimit të votave edhe një herë, ky është rezultati i saktë dhe final i natës finale. Shqipëria u rendit në vendin e 17-të. EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovision Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar. Kështu, Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të.
"Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë, kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara."
Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut është fituese e jurisë së profesionistëve dhe rritet me një vend në pozicionin final, duke u renditur në vendin e 7-të. Po kështu në klasifikimin final, Shqipëria renditet në vendin e 17-të duke u ngjitur një pozicion më lart.
Po pra. Se edhe une thashe c’ne Shqiperia ne vend te 18-te? Ne meritonim vendin e 17-te!
PërgjigjuKy gjoja festival vetem festival muzike nuk eshte... Atje ka vetem drita e efekte e shume, shume zhurme e asnje kenaqesi artistike. Duket si nje kakofoni e djallit me rremetet e tmerret e tij. Nje mut i madh i veshur me letra shumengjyreshe. N.q.s. doni te shikoni se si NUK DUHET te jete muzika e kenga, shikoni kete te ashtuquajturin 'eurosong', te vjen per te vjelle...
PërgjigjuSic duket edhe Eurosongu paska marre shembull nga Shqiperia ne numurimin e votave
PërgjigjuNdihem shume krenar qe fituam vendin e 17! Hajde lajm hajde..
PërgjigjuNuk keni me cfare ta mbushni faqen na u bene thashethemet e Eurosongut si "rrezim i Rames" nga opozita he sot e he neser.
PërgjigjuSa e rëndësishme paska qenë.
Përgjigju