Duke shpresuar për ditë më të bukura dhe larg njerëzve të zemrës, shumë artistë shqiptarë e kanë festuar ditëlindjen të izoluar.
Edhe Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen në karantinë, në pamundësi për të fryrë qirinjtë krah njerëzve që i kanë dëshiruar në cdo kohë më të mirat.
Të shumtë kanë qenë miqtë e saj, që në pamundësi për të qenë fizikisht pranë këngëtares, kanë zgjedhur ta urojnë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Vetë Jonida ka postuar një video ku shkruan se këtë vit, të lindurve në shenjën e Dashit ia rrëmbeu koronavirus.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)