TIRANË - Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot padinë e PD për zgjedhjet lokale në Korçë. Kjo pasi ky Kolegj pranoi ankimimin e Partisë Demokratike për “blerjen e votave” në zgjedhjet lokale në Korçë, të mbajtura në 3 nëntor 2013.
Pas vendimit përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso e kritikoi këtë vendim dhe u shpreh se "para fenomenit të turpshëm, joligjor, që është ngritur në sistem nga përfaqësuesit e PS në Korçë ai i shitblerjes Kolegji zgjodhi të mbyllte sytë. Kjo zgjedhje është po aq e tolerueshme sa vetë fenomeni".
Kaso ka cilësuar se vota në Korçë, vetëm e lirë dhe e ndershme që s’mund të kishte qenë. "Ajo që duhet të bënte Kolegji ishte që të merrte një vendim dastrik, t’i thoshte stop fenomenit. Ishte ngritur një sistem i frikshëm i shitblerjes së votës", ka thënë ai. Pasi përfundoi shqyrtimi i provave nga Kolegji, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso kërkoi që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe të bëhet ripërsëritje e tyre.
"Vendim mëse i drejtë, që vendosi atë çka ligji parashikon. Sa i përket pretendimeve të opozitës besoj se janë të denja për një emision tjetër “Fiks Fare” dhe jo për atë që ata pretendojnë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji pas vendimit.
Pikërisht sot rreth orës 15:00, Kolegji ka nisur shqyrtimin e ankimimit të PD-së lidhur me pretendimin e kësaj force politike për “blerjen e votave në Korçë”.
Kolegji Zgjedhor ka marrë në shqyrtim videon e realizuar nga emisioni “Fiks Fare” për blerjen e votave me nga 2 mijë lekë të reja një votë, blerje që nga aktivistët e FRESSH në Korçë u argumentua me "thjesht për shpenzimet e udhëtimit për studentët korçarë në Tiranë, por vetëm ata që janë aktivistë të FRESSH"
Kolegji Zgjedhor e ka ndërprerë për pak çaste punën, pasi i ka kërkuar PD-së të gjejë atë pjesë të videos ku gjenden provat, pasi video ishte shumë e gjatë për t’u parë e gjitha.
Gjetja ka vonuar pak minuta dhe brenda gjysmë ore rifilloi shqyrtimi i saj. Video ishte pikërisht ajo që dëshmon mbi të pretenduarën "blerje të votave" për Bashkinë e Korçës.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso gjatë shqyrtimit është shprehur: “Pamjet janë të qarta, s’ka nevojë për komente: personat në video kanë votuar për PS, pasi u shpërblyen. Zgjedhjet nuk ishin të lira, pasi është shkelur neni 1 dhe 45 i Kushtetutës.
Kaso ka kërkuar të dijë se kush janë konkretisht ata që janë blerë dhe ku kanë votuar. "Se ku kanë votuar pyesni vajzat e Rilindjes se ata i kishin listat", ka shtuar Ivi Kaso.
Përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji ka mbrojtur konstatimin se "listat në video nuk janë lista zgjedhjesh, por e një grupi të rinjsh që e kishin për interesa të tyre".
"Duam të dimë kush janë vajzat që marrin lekë në video? Po nuk identifikohen vajzat në video, materiali s’ka vlerë", ka deklaruar Salianji.
Pasi përfundoi shqyrtimi i provave, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso: ka kërkuar të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe ripërsëritje e tyre. "Ishte ngritur një sistem i frikshëm i shitblerjes së votës", ka thënë ai.
Pas zhvillimit të zgjedhjeve të 3 nëntorit në Korçë, ku doli fitues kandidati Socialist për bashkinë e qytetit juglindor, Sotiraq Filo, Partia Demokratike me publikimin e një videoje në media, ngriti qëndrimin e saj se socialistët i ofruan 20 mijë lekësha (të vjetra) studentëve, në këmbim të votës.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat me argumentin se paratë iu janë dhënë anëtarëve të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, për t’i paguar transportin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com