Votat e serbëve të Kosovës
do t’i numërojë Beogradi?!
Serbët nga Kosova do të dalin në zgjedhjet e parakohshme të shtetit serb, por ndërkohë nuk është e qartë se kush do t’i numëroj votat e tyre, OSBE-ja apo Beogradi.
Serbët nga Kosova do të dalin në zgjedhjet e parakohshme të shtetit serb që do të mbahen më 16 mars, por ndërkohë nuk është e qartë se kush do t’i numëroj votat e tyre,
OSBE-ja apo Beogradi. Sipas zërave, besohet se do të jetë Beogradi ai që do të numërojë votat e serbëve të Kosovës, kështu ka shkruar një gazetë serbe.
Serbët e Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë, ndërsa pjesën tjetër të procesit do të organizojë OSBE-ja, ashtu sikurse në vitin 2012.
Për këtë, shkrun e përditshmja serbe “Novosti”, është arritur pajtimi parimor në raundin e fundit të dialogut në Bruksel.
Ekipet e Beogradit e të Prishtinës e kanë për detyrë të përpunojnë më tej detajet pasi, autoritetet e Kosovës nuk dëshirojnë që organizues i votimeve në territorin e Kosovës të jetë Beogradi. Prandaj, supozon kjo gazetë, do të insistohet që numërimi të bëhet jashtë territorit të Kosovës.
Shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun beson se fushata do të mund të zhvillohet edhe në Kosovë dhe se Prishtina, nuk do ta pengojë, në masë të madhe procesin zgjedhor serb pasi edhe në Kosovë po afrohen zgjedhjet.
Marko Jakshiç, anëtar i këtij Këshilli mendon se vendi i numërimit ka shumë rëndësi.
”Nëse numërimi bëhet jashtë territorit të Kosovës, kjo do të thotë se serbët në Kosovë votojnë sikur serbët në Austri dhe kjo Prishtinës i jep të drejtë që serbët t’i trajtojë si diasporë. Dhe nëse do të numëroheshin në Kosovë, atëherë do të pranohej se ajo është ende pjesë e Serbisë, ka thënë ai, shkruan "Koha Ditore".
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 6012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15