Votat e sondazheve shkojnë
për amerikanin Philip Roth

Votat e sondazheve shkojnë<br />për amerikanin Philip Roth
TIRANE- “Fillojnë seleksionimet për çmimin e këtij viti. Ne kemi marrë opinionet më të fundit për autorët. A janë ende më të  preferuarit e ditëve të para Philip Roth ose Haruki Murakami, apo do të jetë tjetërkush?”, shkruan “The Guardian” . Britanikja “The Guardian” ka publikuar një foto të vjetër në dukje komike të shkrimtarit amerikan Philip Roth, në diçiturën e së cilës shkruan “Philip Roth në Newark, New Jersey, një imazh arkivor nga viti 1968. Fotografia: nga Bob Peterson.”

Kanë qenë sondazhet e orës 12.57 deri në 14.02 të ditës së djeshme që kanë përmbysur listën e parashikimeve të bastexhinjve të Ladbrokes. “Po troket çasti i shumëpritur. Me çmimet Nobel për mjekësi, kimi dhe fizikë jemi njoftuar tashmë, nesër është radha e letërsisë. Ne e dimë që në lojë janë emra të tillë si Philip Roth, Haruki Murakami. Ata kryesojnë listën si më të favorizuarit, por ne gjithashtu e dimë sesa e pamundur dhe e vështirë është të parashikohet, dhe sa të papritura ka Akademia Suedeze,  ku nganjëherë të ngatërron. Këtu janë autorët që kryesojnë listën e këtij viti. Sipas bastevexhinjve të Ladbrokes, ditën e mërkurë kryesonte gazetarja bjelloruse Svetlana Aleksijevitj si më favoritja.

Le t’i marrim këto pikënsije si diskutim, sepse ne duam të dimë mendimin tuaj se kush duhet të fitojë dhe pse”, shkruan “The Guardian”, e cila ka prezantuar edhe tabelën e  votimeve, ku Philip Roth Roth kryeson me 177 vota, ndërsa shkrimtarja dhe gazetarja ruse, Svetlana Aleksijevitj, që ka qenë në krye të listës së basteve ka një rënie të madhe në votime, ku ka vetëm 21 vota, Votimet sipas sondazheve të “The Guardian” kanë ngjitur në krye të listës  shkrimtarin amerikan Philip Roth të ndjekur nga shkrimtari japonez Haruki Murakami me 6 vota më pak.
 

 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik