Votat në Dibër,Prokuroria rrëzon
PD:Nuk ka kallëzim për shitblerje

Votat në Dibër,Prokuroria rrëzon<br />PD:Nuk ka kallëzim për shitblerje
Prokuroria e Dibrës nxjerr zbuluar Partinë Demokratike për pretendimet e saj në lidhje me shitblerjen e votave dhe sqaron se 48 orë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së fituesit ende nuk ka asnjë kallëzim të depozituar nga ky subjeket politik.

Ndërkohë të kontaktuar nga Report TV, drejtues të kësaj prokurorie bëjnë me dije se këtë të mërkurë kanë regjistruar procedim penal kryesisht pas publikimit në media të pamjeve filmike të disa persoanve që ofrojnë para në këmbim të votës.

Drejtuesit e Prokurorisë sqaruan se këto pamje filmike do të sekuestrohen si prova material e më pas do të verifikohen për të nxjerë përgjegjësinë penale të cdo personi të përfshirë në shit-blerjen e votës.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron