KQZ miraton tabelat/ Veliaj certifikohet kryebashkiak i Tiranës edhe Pjetri në Shkodër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat me rezultatet e votimit të 30 qershorit në bashkinë e Shkodrës  dhe në bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj është çertifikuar  me 4 vota pro dhe një kundër si kryetari i Bashkisë së Tiranës.

"Në mbledhjen e orës 17:00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në rendin e ditës në pikën 5 dhe 6 të saj mori vendimin për certifikimin dhe nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të të Bashkisë Tiranë dhe zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019." sqaron KQZ.

Po ashtu në mbledhjen e sotme KQZ ka certifikuar në detyrë si kryetar bashkie të Shkodrës Valdrin Pjetrin. Edhe për këtë kandidat kryetari i KQZ, Klement Zguri ishte i vetmi që votoi kundër.
Për sa u përket Keshillave Bashkiak në këto dy bashki KQZ ka votuar me 4 vota pro dhe një kundër gjë e cila nuk i konfirmon dot listat e fituesve në zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë situatë, në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave për shpërndarjen e mandateve në bashki nga ana e KQZ, vendimi i mbetet Kolegjit Zgjedhor i cili pritet të zhvillojë mbledhjen javën e ardhshme për të dhënë vendimet e para.

Në lidhje me këtë ka bërë një reagim edhe anëtari i KQZ, Bledar Skënderi duke thënë se duhen 5 vota për të realizuar vendimarrje e miratimit të këshillave bashkiak. Kushdo nga subjektet zgjedhore mund të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor për marrjen e vendimit, nga java tjetër Kolegji Zgjedhor do japë vendimet e para për shpërndarjen e mandateve.

Ndër të tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar edhe dy kërkesa ankimore që janë paraqitur nga partia Kombëtare Konservatore Albania dhe kërkesa ankimore paraqitur nga Aleanca Demokratike e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e Partisë Kombëtare Konservatore Albania ka thënë se në zgjedhjet e 30 qershorit janë vjedhur votat e kandidatit Eduart Ndocaj ndërsa në disa kuti janë gjetur më shumë vota sesa ka votues qendra e votimit.

Në pretendimet e kësaj partie në 11 qendra votimi janë gjetur shkelje ku diferenca e fletëve të votimit janë nga 1 deri në tre vota. Sipas kodit zgjedhor nëse  numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Por diferenca mes dy kandidatëve është më shumë se 12 mijë votues, konkretisht Pjerin Ndreu mori 12 930 bota ndërsa Edurat Ndocaj mori 710 vota.

Njoftimi i KQZ pas mbledhjes:

1.     Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania”. Ditën e premte në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore.

2.     Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.59 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

3.     “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Valdrin Pjetri, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

4.     “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbeldhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër.

5.     “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

6.     “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbeldhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit