Gjykatat 'shpërfillin' kërkesën e PD/ Konfirmojnë mandatin e Gledian Llatjas dhe Redjan Kralit (VENDIMI)

Konfirmohet në detyrë kryebashkiaku i ri i Elbasanit Gledian Llatja i cili u zgjodh pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Llatja kandidonte i vetëm për Bashkinë e Elbasanit e cila më herët është drejtuar për tre mandate nga Qazim Sejdini.

Llatja është kryebashkiaku i parë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i cili merr mandatin për të drejtuar Elbasanin për katër vitet e ardhshme. Po kështu mandatin e kryebashkiakut e ka marrë edhe kandidati fitues për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali.

Në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vendosi të miratojë kërkesën e Llatjas për të marrë mandatin një javë pasi KQZ certifikoi rezultatin e 30 qershorit për Bashkinë Elbasan.

Ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ai tha se tha se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe se mundësia e fundit që ato të shpallen si të paligjshme, janë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 11/07/2019 22:11

    Kesaj i thon pirdh bardhi pirdh.Ku ka nerva me u mar njeri me keta hajvan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë