Trajneri i ekipit perfaqesues te Shqipërisë, italiani Gianni De Biazi, tregon se ka votuar Cristiano Ronaldon për “Topin e Artë”, por ai ka edhe nje dëshirë, shpreson që Ronaldo të mos i shënojë Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian!
Krahas De Biazit, me pikët më maksimale Ronaldon e ka votuar edhe kapiteni i perfaqesueses së Shqipërisë, Lorik Cana.
/Shqiptarja.com
“E votova Cristiano Ronaldon për ta fituar “Topin e Artë”, pasi ai ka luajtur në mënyrë të mahnitshme në vitin e kaluar. Ishte fantastik. Por, shpresoj që ai të mos shënoje gol ndaj Shqipërisë”, ka thënë italiani.











