Votimi elektronik, Balla: PD ndryshoi
qëndrim, në fillim tha nuk ka kohë

Votimi elektronik, Balla: PD ndryshoi<br />qëndrim, në fillim tha nuk ka kohë
Pas deklaratës së ashpër të Oerd Bylykbashit, i cili tha se mazhoranca po vret Reformën Zgjedhore me veton kundër votimit elektronik në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ka reaguar edhe bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Taulant Balla.

Ai theksoi se në mbledhjen e kësaj të premte, PD ndryshoi qëndrim për çështjet e reformës zgjedhore, ndërsa e cilësoi paralajmërimin e opozitës për veto të papranueshme. Sipas Ballës, PD po sfidon edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

"Prej ditës së parë të këtij komisioni, nga Bylykbashi më është thënë qartë që, kohë për votim elektronik nuk ka. Ndërkohë, PD ka vënë veto kundër depolitizimit të komisioneve", u shpreh Balla.

"Hajde të merremi me financimin e partive politike, sot komplet e kundërta, as denjuan të qëndronin në sallën e komisionit për çështjet e tjera. Ne prisnim ndryshe në fakt, kishim informacione që do largoheshin nga mbledhja që në fillim, për çudi nuk u larguan. Nëse ka një çështje të rëndësishme është financimi i partive politike, vetoja e PD është e papranueshme. Ata synojnë shmangien e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Propozimi i PD është që të caktojmë se si ta zgjidhim teknologjinë. Rrota është shpikur, nuk kemi nevojë ta shpikim ne. Dhe teknologjia po ashtu. Nëse OSBE-ODHIR na sugjeron të hedhim hapa, jemi dakord. Si ka mundësi që në 2012-ën PD e dëgjonte ekspertin e OSBE-ODIHR, sot as që denjon ta dëgjojë? Në fund notën e zgjedhjeve e kemi pranuar të gjithë e vendos OSBE-ODIHR”, tha Balla.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj